Ismaili thotë se shpejt fillon ndërtimi i Spitalit të Prishtinës

Ministri kosovar i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës.
Ismaili ka thënë se për ndërtimin e këtij spitali tashmë është ndarë edhe një shumë nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë.
"Spitali do të ndërtohet, kjo është e sigurt. Unë kam ndarë një pjesë të buxhetit për këtë projekt", ka deklaruar ai.
Ismaili gjithashtu ka bërë të ditur që shumë shpejt do të ndërtohet edhe spitali i ri në qytetin e Ferizajt. /Tribuna Channel/
Nga
Telegrafi
07/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































