LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Spitali i Prishtinës do të jetë me kapacitete moderne

Ismaili: Spitali i Prishtinës do të jetë me kapacitete moderne

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, kanë nënshkruar sot Memorandumin e mirëkuptimit për fillimin e ndërtimit të Spitalit të Prishtinës.

Memorandumi i mirëkuptimit “Projekti dhe Ndërtimi i Spitalit të Prishtinës”, që u nënshkrua nga të dy ministrat, përcakton obligimet institucionale për realizimin sa më të shpejtë dhe efikas të projektit.


Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, pas nënshkrimit të memorandumit tha se tani edhe zyrtarisht nis projekti i madh për ndërtimin e këtij spitali shumë të rëndësishëm për kryeqytetin.

“Sapo e bëmë hapin e parë drejt jetësimit të kërkesës së kahmotshme të qytetarëve të Prishtinës për Spitalin e kryeqytetit. Me nënshkrimin e marrëveshjes me Ministrin Yagcilar dhe me buxhet tanimë të ndarë po nisim projektimin dhe ndërtimin e Spitalit të kryeqytetit tonë. Prioriteti ynë për shëndetësinë më afër qytetarit po ec përpara”, tha Ismaili.

Ai tha se qytetarët e Prishtinës padrejtësisht qe njëzet vjet janë privuar nga e drejta në shërbime shëndetësore në qytetin e tyre, kurse ndërtimi i Spitalit tashmë nuk është më një premtim, por një projekt që po merr përgjigje konkrete me fillimin e realizimit të tij.

Ministri Yagcilar nga ana e tij, tha se Spitali i Prishtinës do të jetë një projekt i rëndësishëm për shtetin e Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Komunën e Prishtinës dhe qytetarët e kryeqytetit, të cilët do të marrin shërbime cilësore në këtë spital që do të ndërtohet.

Në bazë të këtij memorandumi, Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë të gjitha informatat, dokumentacionin dhe mbështetjen e saj që ky projekt të zhvillohet në mënyrë sa më efikase.

Projekti sipas këtij ,Memorandumi do të realizohet në katër faza: 1. Realizimi i Studimit të Nevojave dhe Vlerësimit të Kapaciteteve; 2. Themelimi i Spitalit të përgjithshëm të kryeqytetit, ashtu siç përcaktohet me Ligin për Kryeqytetin; 3. Hartimi i projektit detal për ndërtimin në bazë të Studimit; 4. Ndërtimi i objektit në bazë të projektit detal si dhe mbikëqyrja profesionale e fazës së ndërtimit.

Për studimin e fizibilitetit Ministria e Administratës Publike ka ndarë 500 mijë euro ku i njëjti pritet të përfundoj brenda disa muajve. Ndërkohë, për vitet 2019-2021, brenda së cilës periudhë pritet të përfundoj ndërtimi i këtij spitali, për realizimin e tij të ndarë janë 7 milionë euro.

Megjithatë, koston dhe kapacitetin e tij do të përcaktoj studimi i fizibilitetit që do të udhëhiqet nga Ministria e Administratës Publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori