LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Për Kurtin prioritet ishte Boikeni e jo qytetari i Kosovës, Qeveria t’i blejë 2.5 milionë vaksina

Ismaili: Për Kurtin prioritet ishte Boikeni e jo qytetari i Kosovës, Qeveria t’i blejë 2.5 milionë vaksina

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca plenare, ku tash ka nisur debati për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të siguroj 2 milionë e 500 mijë vaksina për imunizimin e të gjithë popullatës.

“Ne kemi parë të ndërrohen tri Qeveri, por jo edhe të ndryshojë situata që po e rëndon jetën e qytetarëve gjithnjë e më shumë. Asnjëra prej tyre nuk dha përgjigje për çështjen e vaksinimit, për investimet, për blerjen e barnave me çmime shumë të shtrenjta, ashtu siç në krejt këto sfida as nuk krijuan rrethana lehtësuese për qytetarët.”, tha Ismaili.
Ismaili theksoi se ajo që pamë prej formimit të kësaj Qeverie, ishte se prioritet politik i Albin Kurtit dhe kësaj Qeverie ishin zgjedhjet në Shqipëri.

“Prioritet për të ishte Boikeni, e jo qytetari i Kosovës”, ka thënë Ismaili.

Duke e quajtur të turpshme fushatën në Shqipëri e largimin nga pandemia, Ismaili ka thënë se është e pafalshme refuzimi i vaksinave i Kryeministrit të Kosovës nga Shqipëria.
Ismaili i ka kërkuar Kurtit që ta kthejë Qeverinë e Kosovës kah qytetarët e saj.

“Qytetarët, që edhe sot janë duke u përballur me vështirësi dhe të vetmuar pa ndihmën e Qeverisë. Xhepi i qytetareve është zbrazur në përballje me pandeminë. Çdo ditë ata blejnë barna të stër-shtrenjtuara, sepse tri Qeveritë krijuan favore për tregtarët e barnave – të cilat plaçkitën qytetarët në kohë pandemie.”, ka thënë Ismaili.

Deputeti ka thënë se ka disa ditë që qendra e vaksinimit në Prishtinë është mbyllur, shkaku i mungesës së vaksinave. Ismaili ka thënë se jemi kryeqyteti i vetëm në Evropë në të cilin nuk ka vaksinim aktiv.

Në fund, deputeti i PDK-së ka thënë se Qeveria ka vetëm një detyrë, të blejë 2.5 milionë vaksina për qytetarët e Kosovës.

“Qytetarëve u duhen përgjigjet nga Albin Kurti dhe Arben Vitia, të cilët duhet të japin përgjegjësi për pasivitetin e madh, shpërqendrimin e prioriteteve dhe mungesën e transparencës. Qytetarët duhet ta dinë se kur është muaji që Kosova do ta përfundojë vaksinimin, kur është muaji që Kosova mund të hapet, dhe të kthehet normaliteti. Këtë përgjigje e presin sot ata”, ka thënë Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori