LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Në Serbi po abuzohet me fatin e të pagjeturve

Ismaili: Në Serbi po abuzohet me fatin e të pagjeturve

Në seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën kryeministri Avdullah Hoti është ftuar të raportojë për çështjen e të pagjeturve, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) thanë se për këtë çështje duhet të flitet dhe alarmohet vazhdimisht.

Deputetja Besa Ismaili-Ahmeti tha se nga Serbia është bërë përpjekje që të ndryshohet narrativa që Kosova është viktima e regjimit gjenocidial serb.


“Është absurde dhe nuk arrij ta kuptoj se si mund të shfajësosh vetën dhe të thuash se kjo çështje nuk duhet politizuar. Dhe pyetja ime është a po e politizon Serbia çështjen e të pagjeturve e më të dashurve tanë sot, si ka mundësi t’u thuhet deputetëve të Republikës së Kosovës mos abuzoni me këtë temë, ndërkohë që po abuzohet me fatin e të pagjeturve tanë në Serbi dhe kjo qeveri është në gjumë, dhe nuk e ka alarmuar as nuk e ka bërë të dukshme këtë çështje. Do të duhej që kjo qeveri me iniciativën e saj të mbante mbledhje pikërisht mbi këtë çështje sepse pranuat apo nuk pranuat ju kjo është një çështje tejet pulitke që e dëmton Kosovën pikërisht inertia që ka kjo Qeveri”, tha ajo. /KP/Telegrafi/