LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Mjekët holandezë vijnë në Kosovë, për të ndihmuar fëmijët me kancer

Ismaili: Mjekët holandezë vijnë në Kosovë, për të ndihmuar fëmijët me kancer

Më 29 dhe 30 prill, në Kosovë do të vijnë 5 mjekë nga Qendra më e madhe në Evropë për trajtimin e fëmijëve me kancer, “Princes Maxima”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.


Ismaili ka njoftuar se kjo po ndodhë në kuadër të marrëveshjes që kanë nënshkruar vitin e kaluar me këtë qendër në Holandë. Qëllimi i partneritetit në mes dy qendrave spitalore, është që të optimiziojnë kujdesin mjekësor për fëmijët me kancer në QKUK, me qëllim të ngritjes së normës së mbijetesës për ta.

“Vitin e kaluar në Holandë nënshkruam një marrëveshje shumë të rëndësishme bashkëpunimi me qendrën më të madhe në Evropë për trajtimin e fëmijëve me kancer “Princes Maxima”. Tani, me 29 dhe 30 prill, mjekët dhe ekspertët e kësaj qendre do të vijnë në Kosovë për të nisur trajnimet për stafin tonë mjekësor dhe zhvillimin e programeve të diagnostifikimit bazuar në praktikat më të mira në Evropë. Përmes diagnostifikimit dhe trajtimit më të mirë të kohës ne do të rrisim cilësinë e shërbimit dhe shkallën e shërimit të fëmijëve nga kjo sëmundje”, ka shkruar ministri Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori