LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: E turpshme fyerja që Mimoza Kusari-Lila e Vetëvendosjes u bëri sot veteranëve të UÇK-së

Ismaili: E turpshme fyerja që Mimoza Kusari-Lila e Vetëvendosjes u bëri sot veteranëve të UÇK-së
Foto: Arkiv

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili e ka cilësuar të turpshme deklaratën e sotme të Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila në një konferencë për media tha se i ka thënë përfaqësuesit të Listës Serbe se a do të dalin edhe ata në protestën e ardhshme të veteranëve të UÇK-së.

Ismaili tha se shefja e deputetëve të Vetëvendosjes sot ka kaluar çdo kufi me deklaratat e saj.


“Një votim i padrejtë sot ka pamundësuar një mbështetje – sado të vogël – për veteranët e UÇK-së. Dhe kjo padrejtësi u përcoll edhe me një ofendim skandaloz nga Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila – e cila, në një konferencë për media, ofendoi të gjithë veteranët, që ditë më parë kishin dalë në protestë për ta kundërshtuar përpjekjen e Qeverisë nga përjashtimi i tyre në ngritjen e pagës minimale. Zonja Kusari tha se e kishte pyetur përfaqësuesin e Listës Serbe se ‘nëse do të ketë protesta për Projektligjin, a do të jeni edhe ju pjesë e protestave’, duke aluduar kështu në protestën që kishin thirrur shoqatat e dala nga lufta. E pabesueshme! Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së sot kaloi çdo kufi”, tha Ismaili, transmeton Telegrafi.

​Kusari-Lila: Nuk kemi kërkuar votë nga Lista Serbe për Ligjin për pagën minimale
Lexo po ashtu ​Kusari-Lila: Nuk kemi kërkuar votë nga Lista Serbe për Ligjin për pagën minimale

Nënkryetari i partisë më të madhe opozitare, Uran Ismaili tha se ta barazosh aktivitetin e veteranit të UÇK-së me aktivitetin politik të përfaqësuesit të Listës Serbe është edhe një hap më shumë në degradimin e vlerave tona shtetërore e kombëtare.

“Kërkim-falja nga zonja Kusari dhe një distancim nga kryeministri Kurti është më e vogla gjë që duhet të ndodhë menjëherë, sot. Veterani i UÇK-së u la pa mbështetje. Por, fyerjen dhe barazimin me Listën Serbe nuk ia kishte borxh”, tha Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori