LAJMI I FUNDIT:

Islami: LDK-ja t’i zgjidhë problemet brenda shtëpisë

Islami: LDK-ja t’i zgjidhë problemet brenda shtëpisë

Analisti politik, Dardan Islami, ka thënë se brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shumë probleme, pasi nuk ka për momentin një zë zyrtar të kësaj partie, por disa veta flasin në emër të LDK-së.

Islami shtoi se “kjo tregon që ajo shtëpi i ka hallet e veta dhe pa i zgjedhur ato nuk mund të dalësh në lagje”.


“LDK-ja njëherë do të duhej të shkonte në zgjedhje të brendshme dhe të zgjidhte lidershipin e partisë”, tha ai, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka folur edhe për dialogun dhe fazën finale të tij.

Ka deklaruar se përkundër gabimeve dhe të metave të tij, presidenti aktual Hashim Thaçi “nuk u ka ikur përgjegjësive”.