LAJMI I FUNDIT:

Islami, Humollit: E kemi ditur se do të dorëhiqesh, ke qenë postier i personave të caktuar

Islami, Humollit: E kemi ditur se do të dorëhiqesh, ke qenë postier i personave të caktuar

Pas përfundimit të prezantimit të raporti nga Komisioni për matjen e territorit, akademiku Hivzi Islami ka mbajtur një konferencë për media, ku a theksuar se ka propozuar që të bëhet matja e territorit të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Këtë propozim e kam dhënë më 3 gusht dhe propozimi im ka qenë që matja e territorit të Kosovë dhe Malit të Zi”, tha ai.


Islami ka komentuar edhe dorëheqjen e anëtarit të këtij komisioni Fitim Humollit, duke thënë se kanë qenë në dijeni që nga dita e parë se ai do të dorëhiqet.

“Ai nuk e ka pranuar këtë komision që nga dita e parë. Ka qenë postier i dërguar nga persona të caktuar”, tha Islami.

Ndryshe, Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, në publikimin e draft-raportit të parë rreth gjetjeve të Demarkacionit ka konstatuar se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës./Telegrafi/