LAJMI I FUNDIT:

ISIS thotë se coronavirusi është ‘ndëshkimi hyjnor i Zotit’ dhe janë të lumtur që shpërthimi goditi armiqtë e tyre

ISIS thotë se coronavirusi është ‘ndëshkimi hyjnor i Zotit’ dhe janë të lumtur që shpërthimi goditi armiqtë e tyre

ISIS tha dje se ata ishin të lumtur që Perëndimi ishte prekur nga coronavirusi – duke e quajtur dënimin pandemik hyjnor nga Zoti.

Në një transmetim audio të postuar në një nga faqet e internetit të militantëve, personi në kasetë e identifikoi veten si zëdhënës të ISIS, Abu Hamzah al-Quraishi, shkruan Daily Mail.

“Zoti, me vullnetin e tij, u dërgoi një ndëshkim tiranëve të kësaj kohe dhe ndjekësve të tyre … të cilat nuk mund të shihen me sy të lirë”, tha ai, në një aluzion ndaj sëmundjes COVID-19.

“Sot ne jemi të kënaqur për këtë ndëshkim të Zotit për ju”, thuhet më tutje, transmeton Telegrafi.

Ai pastaj u bëri thirrje luftëtarëve të ISIS ‘kudo që të përgatiten në çfarëdo mënyre dhe force që të mundnin dhe të forconin edhe më shumë vendet e tyre dhe të bastisin vendet armike të Shtetit Islamik”, thuhet më tutje në këtë audio.

“Mos lejoni që një ditë të vetme të kalojë pa e bërë dëme atyre”.

Ai nuk dha synime specifike por përmendi vendet ku grupi është aktiv si Siria dhe Iraku si dhe Afrika perëndimore.

IS ka luftuar për të riorganizuar dhe zhvilluar strategji të re që nga vrasja e Bagdadit, liderit të tyre. IS humbi pjesën e saj të fundit të konsiderueshme të territorit në Siri vitin e kaluar pasi tashmë ishte mundur në Irak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
A mund ta ndihmojë Ballkani Perëndimor me armë Ukrainën

A mund ta ndihmojë Ballkani Perëndimor me armë Ukrainën

Botë
Kalo në kategori