Ishulli i Santa Kruzit, në arkipelagun San Bernando të Kolumbisë, është një nga vendet më të populluara në botë. Ai ndryshe nga ishujt e tjerë nuk është vend për turistë, pasi s’do të kishin ku të rrinin.
Të vetmit turistë vijnë nga një ishull pranë, ku ka hotele. Ata nisen me motoskaf për një vizitë kureshtare që zgjat pak orë.
Shtëpitë plot ngjyra janë ndërtuar prej shumë kohësh e janë trashëguar brenda familjeve, dhe në ishull nuk ka asnjë banor që nuk ka lindur aty.
Asnjë nga banorët nuk ka lindur jashtë ishullit dhe ata krenohen që nuk kanë as krime, as polici.
Ishulli është pothuajse sa dy fusha futbolli, dhe mban rreth 1200 banorë.
Juve Nal, një nga banorët që ka jetuar gjithë jetën aty, thotë që në fakt janë rreth 900 banorë.
“Mërzitemi kur mediat thonë gjithnjë që jemi më të mbipopulluar se ç’jemi realisht”, thotë ai, dhe shpjegon që nuk do ta ndërronte jetën në atë ishull me asgjë në botë.
“Këtu nuk ka krime. Nuk kemi polici, nuk kemi pasur ndonjëherë dhe nuk ua kemi nevojën”, thotë ai.
Banorët jetojnë në rreth 115 shtëpi dhe toka për të ndërtuar të tjera ka mbaruar. Juve Nal pranon që janë të shqetësuar për të ardhmen, pasi ndërtesat nuk mund t’i bëjnë më të larta, dhe zgjerim tjetër nuk kanë. Megjithatë, ai thotë se jeta në ishull është shumë e bukur.
“Ku ka vend tjetër në botë ku nuk nevojitet policia? Unë zgjohem çdo ditë nën tingujt e dallgëve dhe kam pamje nga deti. S’do të doja të jetoja në asnjë vend tjetër”, thotë ai.
Edhe autoritetet kolumbiane janë të shqetësuara për të ardhmen e ishullit, por shqetësimi i tyre vjen nga rritja e nivelit të detit. Por banorët nuk duan t’i dëgjojnë këto shqetësime.
Alehandro Alzate, menaxheri i hotelit “Punta Faro” në ishullin fqinj, thotë se përmbytjet janë shtuar dhe banorët nuk duan të dëgjojnë për problemet që i presin, pasi do t’u duhej të mendonin për t’u shpërngulur, dhe ajo është gjëja e fundit që duan, pasi jetë si në Santa Kruz nuk mund të gjejnë në asnjë vend tjetër. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit
Kopshti Shadzeh i Iranit, "një diamant në mes të shkretëtirës"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi