COVID-19 ka prekur më shumë se 780 mijë njerëz në mbarë botën duke ua marrë jetën edhe mijëra tjerëve. Por ende ekzistojnë disa vende të largëta, në të cilat virusi nuk ka infektuar as edhe një person.
Një vend i tillë është ishulli Palau, në pjesën veriore të Oqeanit Paqësor. Ka një popullsi prej 18 mijë banorëve, por deri më tani asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, transmeton Telegrafi.
Kjo “pikë” në oqean është qindra milje larg fqinjëve të saj më të afërt. Palau rrethohet nga Oqeani Paqësor, duke vepruar kështu si një tampon kundër virusit.
Por largësia jo domosdoshmërish ndalon përhapjen e virusit vdekjeprurës. Ishujt Mariana (në veri të Palaus) ka konfirmuar rastin e parë gjatë vikendit, ku më pas ka pësuar një rast tjetër më vdekje.
“Frikën dhe panikun mund tas ndjeni kur jeni duke pritur për të blerë artikuj të ndryshëm”, ka deklaruar për agjencinë AFP, artisti 28-vjeç Klamiokl Tulop.
Ekspertët shpresojnë që Palau do të mund të shmang fatin e Wuhanit, Nju Jorkut apo Madridit. Në Palau kishte mbretëruar një atmosferë e tensionuar në fillim të këtij viti, kur një person konsideroj si i prekur me coronavirus duke e futur në karantinë, e autoritetet e vendit pasi kanë marrë rezultatet janë bindur se kanë rezultuar negative.
Megjithatë frika e madhe se dikush do të preket nga coronavirusi ka bërë që ekonomia e ishullit të paralizohet. Nëpër raftet e marketeve në qytetin më të madh Koror shihen radhë të gjatë të klientëve – aty mungojnë shumë artikujt ushqimorë, maska mbrojtëse dhe alkool si dhe dezinfektues të duarve.
Ishulli është shumë i varur nga mallrat që importohen, që do të thotë se rezervat mund të tkurren shumë shpejtë.
United Airlines deri më tani ka realizuar nga gjashtë fluturime në javë nga Guam – ku janë regjistruar më shumë se 50 raste me coronavirus – por nga java e ardhshme do të jetë vetëm një fluturim.
Shumica e banorëve të ishullit varen nga turizmi, e nga frika se mund të përhapet coronavirusi nuk po ka turistë dhe kështu po rrezikohen të mbesin pa asnjë qindarkë në xhep.
Banorët e kanë kuptuar seriozisht coronavirusit, duke mbajtur distancën sociale, e mjekët po presin nga Tajvani që të furnizohen me teste në rast se raportohet për ndonjë rast. Autoritetet e vendit tashmë kanë ndërtuar pesë dhoma të veçanta, në të cilat mund të shtrihen deri në 14 pacientë të mundshëm.
E kontinenti i vetëm pa prezencën e virusit është Antarktiku. Një grup shkencëtarësh që gjenden atje, thonë se janë shumë të sigurt por pranuan se e kalojnë ditën duke menduar se çfarë po ndodh me më të dashurit e tyre që i kanë lënë nëpër shtëpi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City