LAJMI I FUNDIT:

Ishulli Lefkada, parajsa e detit Jon: Vend i vërtetë për hedonistët dhe gurmanët

Ishulli Lefkada, parajsa e detit Jon: Vend i vërtetë për hedonistët dhe gurmanët

Nuk jeni të detyruar të shkoni në fundin e botës për t’u kënaqur në ekzotikë, mjafton të vizitoni bukuroshen e egër të detit Jon

Me të drejtë mund të themi që bën pjesë në një ndër ishujt më të bukur të Greqisë dhe jemi të sigurt që do t’ju magjepsë, transmeton Telegrafi.


Udhëpërshkrimi im nga Lefkada është përshkruar si “i shkurtër”, për shkak që në të nuk do të shihni të gjitha plazhet e saj të bukura, ndërkaq vetvetiu mund të jetë interesant dhe i dobishëm vetëm e vetëm për fillestarë.

Veç kësaj, me këtë tekst do t’ju tregoj se si Lefkada do t’ju “suprizojë” në krahasim me atë që ndoshta keni pritur nga ajo.

Në këtë ishull tepër të bukur BigBlue për mysafirët e vet, veç tjerash, ka rezervuar edhe këto dy objekte për t’u vendosur për shumëkënd interesant.

Lefkada është ishulli i katërt për nga madhësia në ujërat e detit Jon. Shtrihet në veriperëndim të siujdhesës Peloponez dhe në veri të ishullit Kefalonia, ndërsa nga pjesa kontinentale e Greqisë është e ndarë me një kanal të ngushtë.

Duke pasur parasysh që mbi kanal është ndërtuar ura, ky ishull i jonit është i vetmi deri te i cili mund të arrini nëpërmjet rrugës tokësore.

Qendra administrative e ishullit dhe vendi më i madh është qyteti me të njëjtin emër Lefkada.

Supozohet që ishulli e ka marrë emrin sipas shkëmbinjve të mëdhenj të rrëpirët të maleve me shkrepa të bardha në perëndim të ishullit (gr. Lefko – e bardhë).

Një ndër legjendat thotë që nga këta shkëmbinj të bardhë ka kërcyer poetja e famshme antike Sapfo për shkak të dashurisë së pafat ndaj peshkatarit Faon. Për bukuritë e bregut të Lefkadës ka treguar edhe Homeri në “Odisenë” e vet.

Veç kryeqytetit me të njëjtin emër, vende turistike shumë të vizituara me plazhe jashtëzakonisht të bukura janë edhe vendbanimi Nidri, qyteza Fasiliki dhe ishulli i vogël Maganisi, të cilat administrativisht i takojnë Lefkadës.

Hulumtimet arkeologjike kanë konstatuar supozimet shkencore për dendësinë e popullsisë së kësaj zone që nga koha e neolitit. Mbetjet e pallatit të Mikenës flasin për formimin e këtij civilizimi edhe në Lefkadë. Koloninë e vet në ishull e kanë pasur korintianët (640 vjet para erës së re).

Në shekullin e 4-të para erës së re, Lefkadën e kanë okupuar maqedonasit, kurse më vonë romakët. Ka qenë nën sundimin e Bizantit, pastaj e kanë okupuar Francët. Në këtë kohë është ndërtuar kalaja Mavra e Shenjtë, brenda mureve të së cilës ndodhet edhe manastiri me të njëjtin emër.

Në vitin e largët 1479 në Lefkadë kanë arritur edhe turqit, të cilët kanë qëndruar deri në vitin 1684. Pas turqve, ishullin e pushtojnë venedikasit, pastaj francezët, një kohë të shkurtër edhe rusët.

Përpjekjen e re të turqve që ta pushtojnë ishullin e ka ndalur rezistenca e fuqishme e grekëve nën udhëheqjen e Joanis Kapodistriasit.

Më vonë ishullin e kanë sunduar britanikët, nga pushteti i të cilëve Lefkada është çliruar në vitin 1864 me bashkimin e ishullit arkipelag të Jonit shtetit amë – Greqisë.

Deri në shekullin e 7-të Lefkada ka qenë siujdhesë. Duke i populluar këto hapësira, korintasit kanë gropuar kanalin dhe kështu këtë pjesë të tokës e kanë shndërruar në ishull.

Nga ana lindore Lefkadën e karakterizon terreni i valëzuar, derisa në perëndim malet e larta shkëmbore. Pika më e lartë e ishullit është maja Stavrota (1.158 metra).

Përrenjtë me rrjedhë të shkurtër të cilat derdhen nga malet në drejtim të lindjes krijojnë vegjetacion të bujshëm dhe pjesë të pëlleshme në të cilat me sukses kultivohen rrushi dhe ullinjtë.

Duke pasur parasysh relievin malor në pjesën qendrore dhe perëndimore të ishullit dhe anën e butë dhe të qetë lindore, klima lokale ka karakteristika specifike. Klima e ishullit është tipike mediterane, me vera të ngrohta dhe të gjata, dhe me dimra të butë por me shi.

Atraksion të veçantë turistik të ishullit paraqet shpella e cila në Luftën e Dytë Botërore ka qenë vendstrehim autentik i marinës greke. Gjendet në ishullin Meganisi, në largësi prej 12 milje nautike nga qyteti Lefkada.

Në rreth dy kilometra nga vendbanimi turistik Nidri, në brendësi të ishullit Lefkada, gjendet ujëvara e mrekullueshme e cila gjithashtu është e përfshirë në ofertën turistike të ishullit.

Qyteti Lefkada ka lidhje me tokën. Fjala është për urën atraktive e cila lidh ishullin dhe regjionin Etelakarmania.

Në afërsi të urës gjenden edhe mbetjet e kështjellës së dikurshme Shën Mavra, brenda së cilës gjendet manastiri frankonas.

Megjithëse më 1953 edhe këtë ishull e ka goditur një tërmet i madh në të cilin janë shkatërruar ndërtesa të shumta, janë ruajtur kishat të cilat turistët sot me kënaqësi i vizitojnë. Më të njohurat janë ato përkushtuara Shën Minasit, Shën Dimitrit dhe Shën Spiridonit.

Manastiri i Shën Jovanit, i ndërtuar në shekullin e 14-të, gjithashtu bën pjesë në radhën e objekteve sarkale shumë të vizituara. Në afërsinë e tij gjendet edhe varri i poetit të famshëm grek Aristotel Valaoritis.

Krahas kuriozitetit të Muzeut Arkeologjik, vëmendjen e tërheq edhe Pinakoteka e artit postbizantin, si edhe manastiri Faneromeni në kodrën e vogël nga e cila ofrohet pamje e paharrueshme e qytetit Lefkada.

Lefkada nuk ka aeroportin e vet, mirëpo edhe krahas kësaj, ka lidhje ajrore me Greqinë dhe pjesën tjetër të Evropës. Turistët mund të zgjedhin ndonjë ndër avio-linjat deri te aeroporti në Aktion, afër qytetit Prevezë, i cili me urë lidh komunikacionin lokal të autobusëve dhe mbulon nevojat turistike gjatë sezonit.

Me linja të rregullta kryeqyteti Lefkada është i lidhur me të gjitha vendet në ishull, si edhe me qytetet më të afërta në tokë. Stacionet e taksive në të gjitha vendet e mëdha si edhe në limane dhe në stacionet e autobusëve është i shënuar dukshëm.

Duke pasur parasysh që Lefkada me urë është e lidhur me tokën, komunikacioni detar nuk është i zhvilluar si në ishujt e tjerë grekë. Nga limani në vendin turistik Nidri megjithatë anijet lundrojnë deri në Itakë dhe Kefaloni.

Në të gjitha qendrat turistike mysafirëve u janë në shërbim barkat të cilat kryesisht përdoren për mini-lundrime në detin Jon.

Para se të filloni rrugën e këtij ishulli nuk është e tepërt t’i dini edhe këto gjëra: Lefkada, kryeqytet i ishullit me të njëjtin emër, është larg rreth një kilometër nga ura e cila lidh ishullin me tokën. Në ishull jetojnë rreth 23.000 banorë të cilët, pos turizmit, merren me bujqësi dhe blegtori.

Këtu është vendlindja e dy poetëve bashkëkohorë të vlerësuar jashtëzakonisht shumë – Engelos Sikelianos dhe Aristotel Valaoritis.

Gjithashtu, Lefkada është vendi i vërtetë edhe për vizitorët gurmanë. Ishulli është i njohur për suxhukun lokal dhe thjerrëzat shumë të shijshme, të cilat vlerësohen si më të mirat në Greqi.

Ky ishull është një shesh argëtimi krejtësisht natyral, vendi ideal për familjet me fëmijë dhe për të dashuruarit e jetës së natës dhe të sportit gjithashtu.

Fshatrat turistike të këtij ishulli janë Vasiliki, Agios Nikitas, Nikiana, Ligia-Kariote, Poros, Nidri.

Plazhet më të bukura të Ishullit janë, Egremni i cili ndodhet rreth 35 km larg qytetit t. Lefkadhes dhe konsiderohet si plazhi më i bukur i Greqisë; Porto Katsiki i cili ndodhet 45 km larg nga Lefkadha; Kathisma, është vetëm 14 km larg nga Lefkada; Plazhi i Agiofilit, në zonën e Vasilikis, mund të frekuentohet vetëm në rrugë detare; Plazhi Milos ndodhet midis plazhit Kthisma dhe fshatit turistik Agios Nikitas.

Këtu tregimi im për Lefkadën përfundon, ndërsa jam i sigurt që në të ardhmen do të mund ta zgjeroj, duke u kthyer edhe njëherë atje. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

Çfarë të vizitosh
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori