LAJMI I FUNDIT:

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Santorini pasi tërmeti më i fortë u regjistrua në ditët e lëkundjeve thuajse të vazhdueshme, të cilat pothuajse kanë çuar në zbrazjen e parajsës së famshme turistike greke.

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ndodhi në Santorini të mërkurën në mbrëmje, i pari që tejkaloi 5.0 që nga fillimi i lëkundjeve javën e kaluar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ministria greke e Mbrojtjes Civile vendosi të enjten në gjendje të jashtëzakonshme ishullin deri më 3 mars për t’iu përgjigjur aktivitetit sizmik.


Rreth 11,000 njerëz mendohet se janë larguar nga ishulli, i cili tërheq më shumë se 3.4 milionë turistë në vit dhe është shtëpia e rreth 20,000 banorëve të përhershëm.

Autoritetet greke kanë aranzhuar fluturime shtesë për të ndihmuar njerëzit të largohen, por përpjekjet e evakuimit ishin të ndërlikuara të mërkurën, me tragetet që nuk lejoheshin të largoheshin nga portet për shkak të erërave të forta. Shërbimi normal kishte rifilluar të enjten.

I gjendur pranë kufirit të pllakave tektonike masive afrikane dhe euroaziatike, Santorini shpesh përjeton aktivitet sizmik, por rrallëherë kaq intensivisht për kaq gjatë.

Si dhe Santorini, ishujt e afërt të Amorgos dhe Ios janë tronditur gjithashtu.

Ende nuk raportohet për dëme të mëdha, por autoritetet greke po marrin masa paraprake përpara një tërmeti të mundshëm në shkallë të gjerë.

Tërmeti i madh më i fundit i Santorinit – me magnitudë 7.5 ballë – goditi në vitin 1956, duke vrarë të paktën 53 njerëz dhe duke lënduar më shumë se 100 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Greqia
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Botë
Kalo në kategori