LAJMI I FUNDIT:

“Ishte sikur në një zonë lufte”: Infermierja amerikane rrëfen me lot – tregon si ishte ndërrimi prej 13 orësh në një spital të Michiganit

“Ishte sikur në një zonë lufte”: Infermierja amerikane rrëfen me lot – tregon si ishte ndërrimi prej 13 orësh në një spital të Michiganit

Një infermiere e traumatizuar qau me lot ndërsa kujtonte një ndërrim ankthi mes krizës së përkeqësuar të Coronavirusit që ka parë që spitalet stërmbushur dhe me pacientë të vdekur.

Infermierja nga Michigan, tha që ajo bëri videon pas një ndërrimi të tmerrshëm 13-orësh dhe për të paralajmëruar njerëzit që të marrin shpërthimin seriozisht, përcjell Telegrafi.


“Unë nuk e di se çfarë ndodhi për 13 orët e fundit. Sinqerisht njerëz, ishte sikur të punoje në një zonë lufte”, ka thënë në video infermierja, e identifikuar si Melissa Steiner, me lot në sy.

Sipas LinkedIn të Steiner, ajo punon si infermiere e regjistruar në Beaumont Health.

“Unë u izolova plotësisht nga anëtarët e ekipit tim, burime të kufizuara, furnizime të kufizuara, përgjigje të kufizuara nga mjekët sepse ata janë po aq të mbingarkuar”.

“Pra, në thelb unë kalova 13 orët e fundit në trajtimin e dy pacientëve me sëmundje kritike Covid-19 në ventilator”.

Lutja e infermieres vjen pasi spitalet në shtetin e saj kanë luftuar për të përballuar përhapjen e përkeqësuar të coronavirusit.

Michigani është shteti me numrin e pestë të rasteve në vend me më shumë se 2,200 të infektuar dhe të paktën 43 vdekje.

Të mërkurën, dy spitale kryesore të Detroit – është raportuar se kishin arritur kapacitetin për trajtimin e pacientëve me coronavirus.

Shteti pret që 16,000 raste të tjera të Covid-19 të vijnë deri në 4 prill, sipas zyrtarëve shëndetësorë, të cilët thanë se ata aktualisht kanë 25,000 shtretër me një mesatare prej rreth 80% të zënë.

Të enjten, SHBA pa se rastet e coronavirusit të rriten në 68.800 dhe numri i vdekjeve tejkaloi 1.000. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori