LAJMI I FUNDIT:

Ishte shumë afër zemrës së tij – detaje rreth rastit në të cilin kirurgët hoqën granatën e pashpërthyer nga gjoksi i ushtarit ukrainas

Ishte shumë afër zemrës së tij – detaje rreth rastit në të cilin kirurgët hoqën granatën e pashpërthyer nga gjoksi i ushtarit ukrainas

Një granatë e pashpërthyer është hequr nga gjoksi i një ushtari ukrainas.

Reklama

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhet para dhe pas të publikuara nga shërbimi mjekësor i forcave të armatosura të Ukrainës tregojnë pajisjen afër zemrës së ushtarakut dhe një tjetër të kirurgut që mban pajisjen e lyer me gjak.

Aty është thënë se dy ushtarë ndihmuan për të mbikëqyrur operacionin për t’u siguruar që ai të kryhej në mënyrë të sigurt, duke shtuar se ushtari i plagosur tani po shërohet.

Siç është bërë e ditur më tej, operacioni u krye pa përdorimin e një metode të zakonshme për të ndihmuar në kontrollimin e gjakderdhjes gjatë operacionit – sepse “municioni mund të shpërthejë në çdo kohë”.

Ndërkohë është thënë se pajisja ishte një granatë VOG – një copë municionesh 4 cm e gjatë, e cila gjuhet nga një granatëhedhës dhe mund të udhëtojë rreth 400 metra, dhe është projektuar të shpërthejë pak mbi tokë.

Operacioni u krye nga gjeneralmajor Andrii Verba, i përshkruar si “një nga kirurgët më me përvojë” të forcave të armatosura të Ukrainës.

Nuk dihet se kur është kryer operacioni dhe ku ka mbetur i plagosur ushtari, ndonëse postimi është publikuar të hënën.

Pothuajse 11 muaj pasi Rusia nisi agresionin e saj vdekjeprurës, luftimet në lindje të vendit vazhdojnë ndërsa forcat ukrainase përpiqen të largojnë trupat e dërguara nga Moska. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanë mbetur më pak se 24 orë deri tek mbyllja e qeverisë amerikane

Kanë mbetur më pak se 24 orë deri tek mbyllja e qeverisë amerikane

Amerika
Ushtarët ukrainas u shpëtuan nga rajonet e pushtuara pasi ishin fshehur për më shumë se një vit e gjysmë

Ushtarët ukrainas u shpëtuan nga rajonet e pushtuara pasi ishin fshehur për më shumë se një vit e gjysmë

Evropa
Rusia shënon përvjetorin e aneksimit të rajoneve ukrainase, Putin: Kjo është ngjarje historike, ne jemi një komb

Rusia shënon përvjetorin e aneksimit të rajoneve ukrainase, Putin: Kjo është ngjarje historike, ne jemi një komb

Evropa
Wladimir Klitschko: Nuk jam gati të vdes për Ukrainën, por jam gati të jetoj për të

Wladimir Klitschko: Nuk jam gati të vdes për Ukrainën, por jam gati të jetoj për të

Evropa

"Ne nuk e dimë madhësinë e Ukrainës", Orban për bisedimet e anëtarësimit të Ukrainës në BE

Evropa
Elita e marinës amerikane SEAL dhe forcat speciale të ushtrisë do të testohen për përdorim droge

Elita e marinës amerikane SEAL dhe forcat speciale të ushtrisë do të testohen për përdorim droge

Amerika
Kalo në kategori