LAJMI I FUNDIT:

Ishte prodhuar 37 vjet më parë, por duket si i ri – një gjerman vë në shitje Golfin “e renovuar” të prodhuar në vitin 1982

Ishte prodhuar 37 vjet më parë, por duket si i ri – një gjerman vë në shitje Golfin “e renovuar” të prodhuar në vitin 1982

Entuziastët e automjeteve e dinë se dy gjeneratat e para të VW Golf u prodhuan edhe në fabrikën TAS në Sarajevë nga viti 1976 deri në vitin 1992.

Siç shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi, një nga modelet në Sarajevë ishte VW Golf JGL, një makinë e rindërtuar e famshme e gjeneratës së parë.


Versioni i tillë me benzinë thuhet se kishte një motor 4-cilindër 1.3 litërsh, me 60 kuaj-fuqi, ndërsa pajisjet JGL ishin të përshtatshme për klientët në ish-Jugosllavi.

Dhe një Golf i tillë, produkt origjinal i TAS, thuhet se është prezantuar nga një tregtar gjerman në Cottbus.

Marcel Schmidt njoftoi se po e shiste veturën e prodhuar në mars të vitit 1982, me 88,400 kilometra të kaluara.

Sipas tregtarit, makina është një e restauruar plotësisht, me një motor dhe disa pjesë të tjera plotësisht të rindërtuara.

Dhe çmimi thuhet të jetë 7,599 euro, që sipas mediave boshnjake është pak më i ultë se çmimi i VW Golf JGL 37 vjet më parë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!

Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!

Auto
Si ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?

Si ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?

Auto
Shitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!

Shitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!

EVs
Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Auto
Shoferi drejton Paganin në rrugët e përmbytura të Dubait

Shoferi drejton Paganin në rrugët e përmbytura të Dubait

Auto
Kalo në kategori