Kim Kuk-song është arratisur nga Koreja e Veriut për të shpëtuar nga vdekja, pavarësisht që ishte zyrtarë i lartë në agjencitë e inteligjencës së këtij vendi. Ai ka zbuluar se si ka qenë të jesh “sy, vesh dhe truri i liderit suprem”.

Kuk-song ishte kolonel me gradë i cili arriti të ngjitej në maja të agjencive të inteligjencës së Koresë së Veriut. Ishte një komunist besnik, i cili ka ruajtur sekretet e udhëheqësve, ka dërguar vrasës që të mbysin kritikët dhe ka ndërtuar ilegalisht narko-laboratorin për të mbledhur fonde për revolucion, transmeton Telegrafi.

Por, gradat dhe besnikëria nuk janë kurrfarë garancie në Korenë e Veriut. Kim Kuk-song siç edhe prezantohet, është dashur të arratiset nga vendi në vitin 2014 dhe tani jeton në Seul nga ku po bashkëpunon me shërbimet e inteligjencës jugkoreane.

Kim, zyrtari më i lartë ushtarak që u arratis nga Koreja e Veriut, ka pranuar të jap një intervistë për një medium të madh perëndimor. Gjatë një interviste dhënë për BBC nga një lokacion i fshehtë Kim (ky nuk është i tij i vërtetë), ka shpjeguar sesi kreu i Koresë së Veriut ka nevojë të madhe për para që sipas tij i fitojnë duke shitur drogë e armë në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikë.

Ai ka folur për strategjinë e marrjes së vendimeve në Pyongyang, sulmet në Korenë e Jugut dhe pretendimet që rrjeti i spiunimit të Koresë së Veriut arrin “në çdo cep të botës”.

Njësia për luftimin e terrorizmit

Në vitin 2009, Koreja e Veriut themeloi agjencinë e re të spiunimit “byronë e përgjithshme për mbikëqyrje”, pikërisht në kohën kur Kim po bëhej gati ta merrte pushtetin. Shefi i byrosë Kim Jong-chol, ishte bashkëpunëtori më besnik i liderit të vendit.

Koloneli Kim ka treguar që në maj të vitit 2009 kishte ardhur urdhri që të formohet “ekipi kundër terrorizmit”, detyrat e të cilit ishte vrasja e zyrtarëve që janë arratisur në Korenë e Jugut dhe që prej atje kritikonin Pyongyangun.

“Për Kim Jong-un, ka qenë një tentim të kënaq liderin suprem dhe babanë e tij. Ky ekip është dashur në mënyrë të fshehtë të vrasë Hvang Jand-jopa. Personalisht e kam urdhëruar këtë operacion”, ka thënë Kim.

Pavarësisht të gjithave, tentimi për vrasjen e Hvan Jang-Jopa nuk ka kaluar pa probleme. Dy majorë akoma vuajnë dënimin me burg për shkak të tentim-vrasjes, që Pyongyangu i mohon kategorikisht pretendimet, duke thënë se bëhet fjalë për propagandë të Koresë së Jugut.

Koloneli Kim, thotë se situata është krejt e kundërta me atë çfarë thuhet në opinion.

“Në Korenë e Veriut, terrorizmi është mjet politik që mbron nderin e Kim Jong-il dhe Kim Jong-un. Ka qenë një dhuratë për paraardhësin”, ka shtuar ai.

Menjëherë pas kësaj, është fundosur një anije jugkoreane kur u godit nga një raketë. Si pasojë e kësaj humbën jetën 46 persona, e Koreja e Veriut shkrepi disa raketa në ishullin jugkorean Jeongpjeong, ku gjithashtu humbën jetën dy ushtarë dhe dy civilë. Pyongyangu kishte mohuar akuzat për përfshirje në dy incidentet.

Edhe pse Kim nuk ishte në mënyrë të drejtpërdrejtë i përfshirë në to, ai pretendon që në Korenë e Veriut asgjë nuk ndodh pa miratimin e komandantit suprem.

“Në Korenë e Veriut, edhe kur ndërtohet një rrugë, kjo nuk mund të ndodhë pa miratimin e liderit suprem. Atë lloj të punës ushtarake e mendon vetëm Kim Jong-un”, ka shtuar ai.

Spiuni në shtëpinë e kaltër

Kim thotë se një prej strategjive të Pyongyangut, është që politikisht ta nënshtroj Seulin. Për këtë ka nevojë për vesh dhe sy në terren.

“Në shumë raste isha unë ai që dërgoi spiunë në Korenë e Jugut. Në shumë raste madje. Ishte fillimi i viteve të 90-ta, pasi që pesë-gjashtë vite i kaloi duke punuar në shtëpinë e kaltër – duke u kthyer i sigurtë për të vazhduar punën në zyrën që shërbente si urë-lidhëse mes Partisë Punëtore”, ka thënë Kim që pranoi se një agjent i Koresë së Veriut ishte dërguar të punoj në zyrën presidencial në Korenë e Jugut.

Ai gjithashtu pranoi se agjentët verikoreanë luajnë “rol aktiv në organizime të ndryshme qytetare dhe nëpër institucione të Koresë së Jugut”.

Kur është fjala për hakerët, Kim thotë se lideri i mëparshëm, Kim Jong-il kishte urdhëruar qysh në vitet e 80-ta personelin që të përgatiten për “luftën kibernetike”, dhe se Pyongyang tani i ka 6000 hakerë me shumë përvojë.

“Nëpër universitete përzgjidheshin studentët më të mirë në mbarë vendin, dhe ata i nënshtroheshin një trajnimi prej gjashtë viteve”, ka shtuar Kim.

Besohet se hakerët verikoreanë nga “qendra informative e Kim Jong-il”, janë përgjegjës për sulmet në Sony gjatë vitit 2014 dhe në organizatat shëndetësore në Britani dhe mbarë botën të kryera gjatë vitit 2017.

Drogë për dollarë

Kim Jong-un së fundmi ka bërë të ditur se vendi sërish po ballafaqohet me “krizën” duke i bërë thirrje qytetarëve që të përgatiten për “marsh” – fazë kjo që lidhet me urinë masive të viteve të 90-ta.

Asokohe kur Kim ishte në njësinë për operacione speciale, ishte urdhëruar të “mbledh fonde për revolucion” për liderin suprem. Sipas tij, kjo nënkuptonte shitjen e drogës.

“Prodhimi i drogës në kohën e Kim Jong-il arriti kulmin gjatë marshit të urisë. Në atë kohë, njësia për operacione speciale kishte mbetur pa fonde. Kur mora detyrën, solla tre të huaj në Korenë e Veriut, ndërtuam një depo për prodhim dhe qendrën për trajnim të Partisë Punëtore – ku prodhonim chrystal meth që e shisnin për dollarë të cilat ia dërgonim Kim Jong-il”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazetari se ku ka shkuar tërë ajo shumë e parave, Kim është përgjigjur: “Të gjitha paratë në Korenë e Veriut, i takojnë liderit. Me ato para ai ndërton vila, blenë vetura, ushqim, rroba dhe gjësende të ndryshme me vlerë”.

Vlerësohet se gjatë periudhës së urisë dhe mungesës së ushqimit kanë vdekur afro një milion njerëz. Një burim tjetër i të hyrave është shitja e armëve në Iran.

“U kemi shitur nëndetëse të vogla dhe të mesme. Koreja e Veriut ka qenë e mirë në ndërtimin e pajisjeve të tilla”, ka shtuar Kim.

Siç raporton BBC, edhe pse nëndetëset verikoreane janë shumë të zhurmshme për shkak të motorit me naftë, Kim pretendon se puna ka qenë e suksesshme.

Marrëveshje për shitje të armëve Iranit gjatë të 80-ve, ka qenë sekret dhe nënkuptonte dërgimin e raketave balistike.

Ndërkohë, Koreja e Veriut ka punuar shumë në prodhimin dhe zhvillimin e arsenalit bërthamor. Armët e tyre arritën madje në Siri, Mianmar, Libi dhe Sudan – duke bërë që shumë luftëra qytetarëve të kryhen.

Tradhtia

Kim ishte i privilegjuar në Korenë e Veriut. Pretendon që tezja e Kim i dha një Mercedes, dhe se ka mundur të largohet nga vendi për të mbledhur para për liderin verikorean. Ka shitur metale të rralla dhe valixhet me para i sillte vazhdimisht në vend.

Përmes gruas ka pasur lidhje të mira politike dhe kështu lëvizte nga njëra agjenci e inteligjencës në tjetrën. Megjithatë, thotë se pikërisht këto lidhje të forta e çuan drejt rrezikut.

Kur erdhi në pushtet, Kim Jong-un vendosi të heq qafe të gjithë që i konsideronte si kërcënim, përfshirë dajën Jang Song-taeka që de fakto shumë e konsideronin lider.

Kur Jang u vra në dhjetor të vitit 2013, koloneli i shokuar Kim e dinte se duhet të ikë. Ka qenë jashtë vendit kur dëgjoi për vrasjen, dhe u dakordua me anëtarët e familjes që të arratisen në Korenë e Jugut.

“Kam qenë shumë i befasuar, ka qenë një goditje fatale dhe ndihesha i rrezikuar. E dija që jeta ime është në rrezik dhe nuk mund më të qëndrojë në Korenë e Veriut”, tha ai.

Tani, Kim thotë është i vendosur ta shijoj lirinë dhe çliroj vendin nga diktatura. E pavarësisht këtyre, pranon që Koreja e Veriut që kur është larguar nuk ka ndryshuar as edhe një grimcë. /Telegrafi/