Barcelona nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë në tregun e transferimeve gjatë ditëve të fundit, dhe kjo prirje vazhdoi edhe në vitin 2024 me rastin e Vitor Roque. 

Adoleshenti erdhi nga Athletico Paranaense me shumë bujë, por në fund u largua vetëm pak më shumë se 12 muaj pas transferimit nga vendlindja e tij. 


Roque e pati të vështirë të spikaste gjatë pjesës së dytë të sezonit 2023/2024, dhe u huazua te Real Betis verën e kaluar, për t’u transferuar përfundimisht te Palmeiras në shkurt të vitit 2025. 

Sipas Mundo Deportivo, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka folur hapur për situatën e Roque, duke pranuar se ishte një gabim që sulmuesi brazilian u transferua gjashtë muaj para kohe. 

Vitor Roque 4

“Ai erdhi në janar. Për mua ishte një gabim. Por nuk kishim shumë alternativa. (Xavi) e deshi kështu. Ideja ishte që ai të vinte në verën e vitit 2024”, deklaroi Deco. 

“Mendoj se kjo e dëmtoi atë. Dhe natyrisht, te Barcelona kërkesat janë shumë të larta. Nëse shqetësohesh shumë për atë që thotë shtypi, mund të futesh në telashe”. 

“Gjashtë muajt e tij të parë nuk ishin të mirë. Gjithashtu mendoj se pati mungesë vëmendjeje nga stafi dhe klubi për të kuptuar problemet që ai po përjetonte: përshtatjen, madje edhe në aspektin mendor. Nuk arritëm ta ndihmonim aq sa kishte nevojë”. 

Deco gjithashtu zbuloi se ky vendim ishte marrë nga Xavi. 

“Trajnerët gjithmonë dëgjohen në lidhje me transferimet. Vendimi për ta sjellë në janar ishte i Xavit. U vendos që të përshpejtohej periudha e përshtatjes së tij me gjashtë muaj”. 

“Në fund të fundit, futbolli është i tillë. Të shkosh në Evropë shumë herët është gjithmonë e komplikuar, dhe aq më tepër nëse bëhet fjalë për klube si Barcelona apo Real Madridi”. 

Xavi e kishte konfirmuar vetë në vitin 2024 se Roque nuk ishte planifikuar të vinte në afatin kalimtar dimëror, megjithëse nuk sqaroi se kush e mori vendimin përfundimtar./Telegrafi/

telegrafi sport app