Ndërsa Lauren Sanchez po martohej me Jeff Bezos në Venecia, shoqja e saj e ngushtë, Eva Longoria, ishte shumë larg tyre.

Eva ishte me familjen e saj në Marbella të Spanjës. Ajo u fotografua në plazh me bashkëshortin Jose Baston dhe djalin Santiago.


Longoria e ka përshkruar më parë Marbellën si oazin e saj pasi bleu një shtëpi pushimi atje në fillim të vitit 2023.

Aktorja thuhet se nuk mundi të merrte pjesë në dasmën ekstravagante për shkak të angazhimeve të punës.

Sipas TMZ, aktualisht është në prodhim të serialit të saj në CNN, "Eva Longoria: Searching For Spain".

Longoria mungonte dukshëm në festën luksoze tre-ditore në Venecia, pavarësisht se mori pjesë në një festë beqarie në maj.

Lauren organizoi një festë beqarie në Paris një muaj para dasmës.

Foto: Instagram

E njëjta postoi foto nga eventi në Instagram. Ndër të ftuarit ishin Kim Kardashian, Kris Jenner, Katy Perry dhe Eva Longoria. /Telegrafi/