Nga: Constance Higgins / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Në një të mërkurë të nxehtë të vitit 1973, gjatë një kërkimi, shkrimtarja Alice Walker u fut mes hithrave dhe kodrave të mbushura me milingona në Floridë. Nën këmbët e saj ndodheshin banorët e varrezës “Kopshti i Prehjes Hyjnore”, në Fort Pirs, megjithëse kjo nuk mund të kuptohej nga pamja që ofronte vendi. Varreza ishte lënë në harresë, e mbuluar nga barërat e këqija. Duke u bazuar në informacionin e dhënë nga drejtori i morgut lokal, Walker arriti në qendër të vendit, ku gjeti një zonë të harruar. Aty vendosi një gur përkujtimor me mbishkrimin:
“Zora Neale Hurston. ‘Një gjeni nga Jugu. Romanciere, folkloriste, antropologe. 1901-1960’”.
Në të vërtetë, Hurston kishte lindur më 1891. Konsensusi për këtë ndryshon sipas burimeve. Në moshën 26-vjeçare, për të përfituar nga arsimi i mesëm falas, ajo pretendoi se ishte 16-vjeçare. Megjithëse pati një karrierë të shquar akademike – duke përfshirë një vend në Universitetin Houard dhe një bursë në Kolegjin Barnard të Kolumbias – vepra e Hurstonit, deri në vdekjen e saj dhe për një kohë edhe më pas, mbeti e lënë në harresë. Vetëm romani i saj i dytë, Sytë e tyre shikonin Perëndinë [Their Eyes Were Watching God], gëzon një vend të rëndësishëm në kanunin e Rilindjes së Harlemit. Pjesa më e madhe e krijimtarisë së saj – duke përfshirë studimet antropologjike mbi vudunë haitiane dhe një biografi revizioniste të Moisiut – ka pasur më pak fat.
Misioni i Walkerit në varrezë ishte të rikthente në kujtesë trashëgiminë e Hurstonit – një akt ky i drejtë. Gjatë jetës dhe veprës së saj, Hurstoni ishte përkushtuar për të plotësuar rrëfimet e papërfunduara. Jeta e Herodit të Madh – një roman “i humbur” që u botua për herë të parë këtë muaj – hapet me një reflektim mbi potencialin e boshllëqeve. “Heshtja”, ka shkruar Hurston, “ka shumë personalitete”. Projekti i saj jetësor ishte të nxirrte histori nga ajo heshtje. Ajo këtë e deklaroi qartë në autobiografinë e saj: “Nuk ka agoni më të madhe sesa të mbash brenda vetes një histori të pathënë”.
Hurston mbarte një histori të tillë. Sipas një letre të shkruar më 1953, ajo kishte qenë prej kohësh “nën magjepsjen e një obsesioni të madh” – të shkruante “historinë e jetës së Herodit të Madh”. Megjithatë, dështuan përpjekjet për të përfunduar librin. Një shënim drejtuar [shtëpisë botuese] Harper Brothers në janar 1959, shkruar me një dorë të dridhur nga pasojat e një sulmi në tru, ishte përpjekja e saj e fundit për të gjetur një botues; ajo vdiq vitin tjetër. Dorëshkrimi i papërfunduar, Jeta e Herodit të Madh [The Life of Herod the Great], mbeti në arkivat e Hurstonit në Universitetin e Floridës. Por, shtëpia botuese HarperCollins, në një përpjekje për të korrigjuar gabimet e së shkuarës, e ka nxjerrë tashmë në dritë.
Reputacioni i Herodit është gati për rehabilitim. Fama e tij varet nga një paraqitje e shkurtër biblike, ku ai kryen një infanticid të përgjakshëm në Betlehem, për të eliminuar Mesinë e profetizuar. Paraqitjet e tij letrare më pas kanë qenë gjithmonë të pafavorshme. Në dramën Tragjedia e Meriamit [The Tragedy of Mariam] nga Elizabeth Cary – drama e parë e mbijetuar e shkruar nga një grua në anglisht – Herodi ekzekuton pa arsye gruan e tij, e cila po qante. Aq të shpeshta ishin përshkrimet e ekzagjeruara teatrale të Herodit në epokën e hershme moderne, saqë te Hamleti i Shekspirit [William Shakespeare], protagonisti këshillon aktorët e emocionuar që të mos “e tejkalojnë Herodin”. Deri në vitin 1953, mbreti i Judesë kishte nevojë për një doktor imazhi. Hurstoni – e cila kishte hequr dorë nga edukimi i saj baptist, por mbeti e përkushtuar ndaj leximeve t; Shkrimeve – e mori me kënaqësi këtë detyrë.
Megjithëse biografia e Hurstonit përfshin jetën e Herodit, nuk ka asnjë përmendje të masakrës; madje, asnjë përmendje të Jezusit. Në parathënien e saj, ajo e deklaron si një libër që nuk ka kohë të merret me “folklorin” mbi Herodin – pra, tiranin që terrorizon në Ungjillin e Mateut. Ky është një dokument serioz: një rrëfim “historik” i arritjeve të shumta të Herodit (ushtarake, oratorike, romantike – Hurston nuk bën dallime). Edhe pse historianët nuk kanë prova për infanticidin, përtej rrëfimit të Mateut, është pikërisht ky akt ai që e bën Herodin të famshëm. Përkundrazi, Hurston mbush romanin e saj me epitete përshkruese: “Herodi me Shkëlqimin Diellor”, “Herodi i Dashur i Zotit”, “Herodi i Hijshëm” …
Nuk mund të shmanget vendosmëria e saj për ta shpëtuar heroin nga një padrejtësi e pabazë. Por, ky entuziazëm ka një çmim: mungon nuanca tipike e Hurstonit. Detajet historike, me të cilat ajo ndërton Judenë para-Kristiane, janë në kontrast me monotoninë e heroit të saj. Rrallë ndodh një skenë ku Herodi nuk përshëndetet nga “brohoritje të shumta”, dhe çdo grua me mendje të shëndoshë, nga Kleopatra te vetë motra e Herodit, e adhurojnë atë si një “idhull”. Madje edhe rrëfimi i Hurstonit është i pabesueshëm: i habitur nga “fitoret e tij të pashtershme”, ajo arrin në përfundimin se Herodi thjesht “nuk mund të konceptonte dështimin”. Rehabilitimi është i plotë.
Jeta e Herodit të Madh është më interesante si një artefakt tekstual. Pjesë të rrëfimit mungojnë; teksti mbahet bashkë nga nyje të tilla si tri pika (…). Rezultati është një emocion i zbehtë: rrëfimi i copëtuar anashkalon skena të rëndësishme, nga humbja e një babai te shpërbërja e një martese. Ndoshta Hurstoni e ka shtyrë për më vonë shkrimin e momenteve më të fuqishme dhe vdiq para se të mund të riparonte këto boshllëqe. Megjithatë, është interesante të shohësh punën e “Gjeniut nga Jugu”. Ka një lloj kënaqësie në këto boshllëqe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fallmerayer dhe e kaluara shqiptare: Në Greqi nuk rrjedh gjaku grek

VARET NGA FORMA

Fjala, mendimi dhe plus-minus infiniti i numrit një

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

RUBAIRAT
Gjashtëmbëdhjetë shkrimtarët që bënë vetëvrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?