LAJMI I FUNDIT:

Ishte duke punuar në një shtëpi private në Viti, punëtori bie nga skelet

Ishte duke punuar në një shtëpi private në Viti, punëtori bie nga skelet
Foto: Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi i njëjti është rrëzuar nga shtëpia private në të cilën po punonte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:25, në rrugën “Mustafë Kokaj” në Viti.


“Viktima mashkull derisa ishte duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër, aksidentalisht ka rënë nga skelet nga një lartësi prej 3-4 metra”, thuhet në njoftim.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe inspektori i punës. /Telegrafi/