LAJMI I FUNDIT:

Ishte blerë si veturë e papërdorshme për 29 mijë euro, BMW-në e dëmtuar rëndë e rregullua për vetëm katër ditë

Ishte blerë si veturë e papërdorshme për 29 mijë euro, BMW-në e dëmtuar rëndë e rregullua për vetëm katër ditë

Me kalimin e kohës, kishte marrë disa dëmtime, u fundos por u rregullua sërish, derisa një përplasje e bëri të papërdorshme

Tavarish është kanali në YouTube, që është kujdesur për riparimin e kësaj BMW të dëmtuar, që brenda vetëm katër ditëve, ta kthejë sërish në funksion, transmeton Telegrafi.


Atë e kishin blerë për 29 mijë euro, në një treg të Teksasit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa blerësi kishte pasur gjithmonë shpresë, se mund ta vozitë ndonjëherë.

Fillimisht, veturës i janë larguar rrotat, si dhe amortizuesit që ishin dëmtuar me kohë, ndërsa u rregulluan edhe pjesët e dëmtuara nga aksidenti.

Brendia nuk ka qenë tërësisht e dëmtuar, mirëpo motori dhe pjesët kryesore është dashur të zëvendësohen, që ta kthejnë sërish në jetë funksionimin e makinës.

Pjesët e shtypura, gërvishtjet e shumta, janë rregulluar si dhe u përshtatën të gjitha përfundimet, që ishte e vështirë të bashkoheshin.

Në fund, makina i është nënshtruar edhe lyerjes së tërësishme, duke bërë që dukja e mëparshme e makinës, në fund të jetë shumë më e mirë. /Telegrafi/