LAJMI I FUNDIT:

Ishte arratisur nga burgu duke “ecur si gaforre në mur”, kapet vrasësi që kërkohej për dy javë në Pensilvani

Ishte arratisur nga burgu duke “ecur si gaforre në mur”, kapet vrasësi që kërkohej për dy javë në Pensilvani

Një vrasës i cili u arratis dy javë më parë nga një burg i Pensilvanisë – në një mënyrë të pazakontë duke “ecur si gaforre në mur” – u kap të mërkurën në pyll nga një ekip oficerësh, duke i dhënë fund një kërkimi intensiv që tmerroi banorët ndërsa i arratisuri hyri në një shtëpi për ushqim, ndryshoi pamjen e tij dhe vodhi një furgon dhe pushkë gjatë dy javësh në arrati.

Alarmi që trazoi organet e zbatimit të ligjit erdhi brenda natës pasi një aeroplan i pajisur me një kamerë të imazhit termik mori sinjalin e nxehtësisë së Danelo Souza Cavalcante, duke lejuar ekipet në terren të sigurojnë zonën, ta rrethojnë atë dhe të lëvizin me qen kërkimi, përcjell Telegrafi.


“Ata ishin në gjendje të lëviznin shumë në heshtje. Ata kishin elementin e befasisë”, tha në një konferencë shtypi nënkoloneli i Policisë së Shtetit të Pensilvanisë, George Bivens. “Cavalcante nuk e kuptoi se ishte i rrethuar derisa kjo ndodhi”.

Vrasësi arratiset nga burgu amerikan në mënyrë të pazakontë, “eci si gaforre në mur"
Lexo po ashtu Vrasësi arratiset nga burgu amerikan në mënyrë të pazakontë, “eci si gaforre në mur"

Cavalcante – ende i armatosur me pushkën që vodhi nga garazhi i një pronari shtëpie – u përpoq të shpëtonte.

Por një qen kërkimi e “nënshtroi” atë, tha Bivens, duke shtuar se Cavalcante, i cili kishte veshur një xhup të Philadelphia Eagles, vazhdoi të rezistonte ndërsa u arrestua pas orës 8 të mëngjesit.

Pasi u kap, ai u dërgua në një kazermë të policisë së shtetit aty pranë me një automjet të blinduar i rrethuar nga një autokolonë me dhjetëra automjete që udhëtonin në një autostradë – të ndjekur nga lart. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori