LAJMI I FUNDIT:

Ishte akuzuar për shkelje financiare, ish-shefi i Nissanit kërkon dëmshpërblim prej 1 miliard dollarësh

Ishte akuzuar për shkelje financiare, ish-shefi i Nissanit kërkon dëmshpërblim prej 1 miliard dollarësh

Ish-udhëheqësi i kompanisë Nissan, Carlos Ghosn raportohet të ketë paditur kompaninë duke i kërkuar dëmshpërblim prej 1 miliard dollarësh.

Kjo padi shënon përpjekjen e radhës të Ghosnit për ta pastruar emrin e tij, pasi ai është përjashtuar nga kompania më 2018 dhe është arrestuar në Japoni nën akuzat për shkelje financiare.


Ghosni ka thënë se pretendimet kanë pasur qëllim që t’ia prishin planet për t’i shkrirë kompanitë Nissan dhe Renault në një. Ai ka ikur nga Japoni, sa ka qenë në pritje të gjyqit dhe tani jeton në Liban.

Në padinë e tij, të dorëzuar në Liban, akuzohet Nissani dhe dy kompani tjera për shpifje. Seanca dëgjimore është caktuar për muajin shtator.

Ish-shefi i kompanisë Nissan arratiset nga Japonia në mënyrë të pazankontë
Lexo po ashtu Ish-shefi i kompanisë Nissan arratiset nga Japonia në mënyrë të pazankontë

Dëmi që Ghosni beson se i është bërë, përbën 5 për qind të vlerës të kompanisë.

Ai e ka udhëhequr një periudhë Aleancën Renault-Nissan-Mitsubishi, një prej grupeve më të mëdha në botë për prodhim të makinave.

Aktualisht, ai nuk mund të largohet nga Libani, për shkak të fletarrestimit ndërkombëtar që është lëshuar nga Agjencia Ndërkombëtare Policore (INTERPOL). /Telegrafi/