LAJMI I FUNDIT:

ISHSSH publikon kushtet dhe mënyrën për të udhëtuar në Haxh nga Maqedonia

ISHSSH publikon kushtet dhe mënyrën për të udhëtuar në Haxh nga Maqedonia

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) në lidhje me udhëtimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në Haxh, në Arabinë Saudite, njoftojnë publikun për kushte dhe mënyrën për të cilën mund të organizohet këto udhëtime, në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, sipas akteve ligjore dhe në pajtim me rregullat e shëndetit ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

1. Personat të cilët udhëtojnë për në Haxh (grupe të mëdha), në vendet me rrezik të sëmundjeve infektive, mund të udhëtojnë vetëm të organizuar në grup jo më pak se 40 persona.


2. Organizatori i udhëtimit është i obliguar që:

a) në shoqëri të çdo grupi, të sigurohet së paku një mjek (të jap licencë për mjek nga ISHSSH) me mjete të pajisura dhe ilaçe.

b) Dhjetë ditë para fillimit të udhëtimit të jap listën e udhëtarëve deri tek ISHSSH me të dhëna nga dita e lindjes, vendi i lindjes dhe adresa e vendbanimit, numri i udhëtarëve, numri i letërnjoftimeve.

c) Të jap raport për udhëtim deri tek ISHSSH për të dhënat organizatorët, dita e nisjes dhe kthimit, si dhe vend kalimet kufitare ku do të kalojnë dhe vendet nëpër të cilët do të udhëtojnë në Arabinë Saudite.

3. Personat të cilët shkojnë në Haxh janë të obliguar të sigurojnë vërtetim të vaksinimit ndërkombëtar (librez të verdh) me dëshmi të imunitetit kundër meningococcal, në shërbimin qendror për shërbim publik (në vendin e jetesës) 10 ditë para nisjes.

4 Personat gjatë kthimit nga Haxhi, në vendkalimin kufitar, hyrje në Maqedoni nga ana e ISHSSH me vendim do të jenë të detyruar të lajmërohet në qendrën për shëndet publik.

Masat e përmendura duhet t’i respektojnë organizatorët e udhëtimit dhe vetë udhëtarët, ndërsa për mos respektimit nga ato, nga ana e ISHSSH do të marren proceduara ligjore këshilluese.

Në Republikën e Maqedonisë të vetmet pika për hyrje dhe dalje janë aeroporti ndërkombëtar në Shkup për udhëtim të grupeve me aeroplan dhe vendkalimin kufitar Deve Bair, për udhëtim nëpërmjet rrugëve tokësore. Përderisa për udhëtimin në rrugë tokësore ISHSSH nuk informohet në kohë, nuk është e obliguar për ekip mbikëqyrës në vendkalimin Deve Bair, theksojnë nga ISHSSH. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori