LAJMI I FUNDIT:

ISHP raporton rritje të përdorimit të drogës nga adoleshentët në Shqipëri

ISHP raporton rritje të përdorimit të drogës nga adoleshentët në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Adoleshentët po përdorin jo vetëm kanabis sativa, por ata kanë prirje që të konsumojnë edhe droga e tjera të forta si kokainë dhe ekstazi, sipas të dhënave nga studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri.

ISHP raporton për rritje të shifrave. Të paktën 7.4 për qind e gjimnazisteve kanë përdorur të paktën një herë marijuanë krahasuar me 5.4 për qind që ishte në 2015.

Sipas studimit, 4.2 për qind e grupmoshës 15-18 vjeç kanë eksperimentuar me ekstazi, 1.2 për qind me heroinë dhe 3.2 për qind me kokainë.

Psikologia Entela Binjaku i cilëson si shqetësuese rritjet e numrit të përdoruesve nga vajzat, të cilat më pas shfrytëzohen nga bota e krimit.

“Përdorimi i lëndëve të ndaluara, narkotikët, në radhët e fëmijëve dhe të rinjve është dukuri, sepse e vëmë re prej vitesh të ndodhë. Në zona të caktuara të vendit marrim herë pas herë referime për rritje të numrit të vajzave që përdorin substanca, ose që përdoren si karrem për tregtimin e këtyre substancave”, thotë psikologia Entela Binjaku për Klan TV.

Reklama

Drejtuesit e shkollave pohojnë se edhe ata kanë qenë në dijeni të disa adoleshenteve përdorues të lëndëve narkotike.

“Kemi patur raste sporadike të nxënësve në vite të ndryshme të cilët kanë qenë përdorues të drogave të lehta në dijeninë tonë, informacioni është marrë brenda klase, rastet nuk janë të këtyre 3 viteve të fundit për shkak të kombinimit të mësimit”, shprehet Mira Kotobelli, Drejtoreshë e shkollës “Sinan Tafaj”.

Por kurrë nuk është identifikuar nga oficeret e sigurisë ndonjë rast i konsumit të lëndëve narkotike brenda shkollës.

“Në raste kur kemi patur sinjalizime të kësaj natyre, me një urdhër të veçantë nga drejtori i shkollës. E kemi marrë në zyrë dhe i kemi bërë kontroll fizik”, thotë Kotobelli.

“Në këtë shkollë nuk është kapur asnjë rast në konsumim hashashi, alkooli apo droga të tjera, por raste sporadike lindin tek duhani, ato gjejnë ambiente të jashtme të oborrit apo tualetet sidomos tek tualetet e djemve”, shprehet Nertila Byko, oficere sigurie në shkollë Sinan Tafaj.

Reklama

Baret dhe klubet janë vendet ku adoleshentët eksperimentojnë me lëndët e ndaluara narkotike.

“Nga pyetësorët që kemi realizuar mund të ketë patur nxënës që e kanë provuar lëndën narkotike gjithmonë jashtë territorit në shkollës në lokale dhe klube të ndryshme”, thotë Brunilda Hatellari, psikologe në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë.

55 mijë shqiptarë e kanë përdorur qoftë dhe një herë të vetme lënde narkotike të llojeve të ndryshme. 7 mijë prej tyre konsiderohen përdorues problematik. Ekspertët thonë se përdoruesit e heroinës janë rritur me 2.4 herë. Gjithashtu po në rritje janë edhe konsumatorët e kanabisit, duke e renditur Shqipërinë mes vendeve me përdorim të lartë të lëndëve narkotike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Lajme
Pasi e quan kriminel lufte presidentin serb, Sanduloviq: Vuçiq mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje

Pasi e quan kriminel lufte presidentin serb, Sanduloviq: Vuçiq mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje

Lajme
Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Kronika e Zezë
Qeveria miraton plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për tatim në pronë të paluajtshme, përfshihet edhe falja tatimore për vitin 2023

Qeveria miraton plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për tatim në pronë të paluajtshme, përfshihet edhe falja tatimore për vitin 2023

Lajme
Brenda ambienteve të “Prishtina Mall”, qendrës më të madhe tregtare në vend, është hapur Libraria “Dukagjini”

Brenda ambienteve të “Prishtina Mall”, qendrës më të madhe tregtare në vend, është hapur Libraria “Dukagjini”

Lajme
Hapet

Hapet "Baubox", shitorja e parë në Tetovë që shet produkte për nevojat shtëpiake

Marketing
Kalo në kategori