LAJMI I FUNDIT:

Ishin nisur për piknik, humbin jetën shtatë persona në Turqi (Video)

Ishin nisur për piknik, humbin jetën shtatë persona në Turqi (Video)

Një aksident tragjik u ka marrë jetën të shtunën shtatë personave të një familjeje, përfshirë tre fëmijët dhe një foshnjë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Izmir të Turqisë.


Sipas agjencisë së lajmeve IHA, përcjell tvklan.al, shoferi i një makine të vogël tregtare me shtatë persona në bord, humbi kontrollin duke u përmbysur dhe kaluar në krahun tjetër të rrugës ku u përplas kokë-më-kokë me një tjetër makinë.

Të gjithë shtatë personat në makinë, të cilët sipas “Sabah” ishin nga e njëjta familje, humbën jetën.

Sipas medias turke, ata ishin nisur për piknik duke shfrytëzuar kohën e mirë në këto ditë të fundit të muajit prill.

Shoferi i makinës tjetër u dërgua me shpejtësi në spital i plagosur.

Rruga, e cila të çon në një prej zonave më të famshme për piknik në Izmirit, u mbyll për trafikun duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.