LAJMI I FUNDIT:

“Isha shumë i zemëruar me të” – Messi thyen heshtjen për episodin ku shihej i injoruar me Lewandowskin dhe nuk i dha dorën

“Isha shumë i zemëruar me të” – Messi thyen heshtjen për episodin ku shihej i injoruar me Lewandowskin dhe nuk i dha dorën

Duke folur në një intervistë ekskluzive për Star+, Lionel Messi ka hapur episodin e çuditshëm me Robert Lewandowski që ndodhi në Kupën e Botës vitin e kaluar.

Për kujtesë, të dy u përballën në fazën e grupeve në Katar. Në një moment të ndeshjes, Leo tentoi të driblonte polakun, por u ndal nga ky i fundit në mënyrë të palejuar.

Lewandowski u përpoq të kërkonte falje duke i ofruar dorën për një shtrëngim duarsh, por argjentinasi e injoroi atë, duke e lënë të varur sulmuesin e Barçës.


Një vit pas incidentit, Leo shpjegoi: “Deklaratat e Lewandowski më shqetësonin sepse kur fitova Topin e Artë thashë atë që ndjeja vërtet, por që ai të fliste në këtë mënyrë më shqetësoi”.

Duke mbajtur një fjalim pasi fitoi të shtatin Top të Artë në vitin 2021 dhe Leo e pranoi se Leëa e meritonte çmimin për vitin 2020 që u anulua për shkak të pandemisë COVID. Sulmuesi i atëhershëm i Bayern Munich i quajti fjalët e Messit ‘boshe’.

“Unë e injorova atë gjatë lojës sepse isha i zemëruar dhe mendova se ai nuk duhej të thoshte atë që tha. Isha shumë i zemëruar. Po, po dribloja qëllimisht sepse ishte ai. Por pas ndeshjes ne biseduam dhe ramë dakord që ishte një keqkuptim”, tregon Messi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori