LAJMI I FUNDIT:

Pranoi fajësinë ish-zyrtari i nivelit të lartë të FBI-së, McGonigal dënohet vetëm për korrupsion

Pranoi fajësinë ish-zyrtari i nivelit të lartë të FBI-së, McGonigal dënohet vetëm për korrupsion

Me pranimin e fajësisë, ish-shefi i kundërzbulimit të zyrës së FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal ka shmangur dënimin me 20 vite burg.

Duke u paraqitur para gjyqtares Jennifer H. Rearden të Gjykatës Federale të Qarkut të Manhanatit të martën, McGonigal tha se ai e kishte shkelur ligjin pas daljes së tij në pension, në vitin 2018, duke ndihmuar një Oleg V. Deripaska, një miliarder rus nën sanksionet e SHBA-së, për të hetuar një rival.


‘Unë paraqitem para jush në këtë gjykatë për të marrë përgjegjësinë e plotë pasi veprimet e mia nuk synonin kurrë të lëndonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi’, tha ai.

Akuza për të cilën ai u deklarua fajtor, u ngrit rishtazi nga prokurorët të martën, duke zëvendësuar aktakuzën origjinale të vendosur nga një juri e madhe në janar, e cila kishte përfshirë akuza më serioze për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe pastrim parash. Sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë, dënimi maksimal që z. McGonigal mund të kryejë është 5 vjet, në vend të dënimit deri në 20 vjet që ai mund të përballej ndryshe, raporton cnn.

F.B.I. arriti në përfundimin se sjellja e keqe e McGonigal ishte e kufizuar në korrupsion, dhe jo tradhëti.

Në gjykatë, McGonigal i tha gjyqtarit se ai e dinte se nuk mund të kryente ligjërisht shërbime për Deripaska, i cili u vendos në listën e sanksioneve të SHBA-së në vitin 2018. Ai tha se e kishte kuptuar që puna e tij në gjysmën e dytë të 2021 mbledhja e informacionit negativ ‘me burim të hapur’ për Vladimir Potanin, një oligark i cili ishte një konkurrent biznesi i z. Deripaska, ka të ngjarë të përdorej në një përpjekje për ta vendosur Potanin gjithashtu në listën e sanksioneve.

Ai pranoi se e kishte rregulluar që pagesat ndaj tij të dërgoheshin nga një bankë ruse përmes një kompanie në Qipro dhe më pas në një korporatë në Nju Xhersi, për të fshehur se burimi i parave ishte Deripaska.

Pranimi i fajit e mbyll çështjen penale të Charles McGonigal, 55 vjeç, në Nju Jork në një kohë shpejtë, brenda më pak se 7 muaj. Ai u arrestua nga agjentë e F.B.I-së në janar në aeroportin ‘John F. Kennedy’ pas kthimit të tij nga një udhëtim pune jashtë shtetit.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori