LAJMI I FUNDIT:

Ish-zëdhënësi i Policisë: Ka pasur neglizhencë në zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Ish-zëdhënësi i Policisë: Ka pasur neglizhencë në zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Refki Morina ka qenë zëdhënës i Policisë së Kosovës në një periudhë jo shumë të mirë të stabilitetit të sigurisë brenda vendit.

Në RTV Dukagjini ai tregon se në atë periudhë kanë ndodhur edhe shumë vrasje, e është sulmuar me granatë edhe shtëpia e Presidentit Rugova.

“Pa u shqyrtuar lënda pa u mbledhë provat, pa argumentuar gjërat, pa shkuar në këto procedura, është e pamundshme me gjet kryesin e veprës. Megjithatë, tash kanë kaluar shumë vite dhe kështu kanë mbetur ende të pazgjedhura shumë prej rasteve të vrasjeve të pasluftës”, tha ai.

Morina thotë se megjithatë ka pasur një neglizhencë për zbardhjen e këtyre rasteve.

“Unë mendoj se është një neglizhencë. Unë nuk e di kush mund të qëndrojë prapa kësaj neglizhence, është çështje e neglizhencës, e punës dhe e këmbëngulësisë me u marrë me këto raste”.

Ish-zëdhënësi i Policisë megjithatë është optimist se secili rast herët apo vonë do të zbardhet.

“Këto raste kanë mu zbulu, mos sot nesër, asnjë rast s’ka me mbet pa zbulu, po kurë, besoj se ka me i ardhë radha, edhe pse po shkon një procedurë shumë e gjatë. Është keq për familjarët, se kanë humbur më të dashurit e tyre, është keq për opinionin, për popullatën, për arsye se njerëz të tillë kanë kontribuar prej nëntëdhjetave me organizimin e popullatës, institucioneve. Edhe pse të brishta atëherë, por ka qenë rezistencë ndaj pushtuesit dhe unë besoj se gradualisht do të zbardhen secili rast”, ka shtuar Morina./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori