LAJMI I FUNDIT:

Ish-truproja e Bin Ladenit transferohet në Mal të Zi

Ish-truproja e Bin Ladenit transferohet në Mal të Zi

Një ish-truproja e udhëheqësit të Al Qaedas, Osama Bin Laden do të transferohet nga burgu i Guantanamos në Mal të Zi, me ç`rast numri i të burgosurve në këtë burg ushtarak do të reduktohet në 79 persona, ka njoftuar Pentagoni.

“Shtetet e Bashkuara i janë mirënjohës qeverisë së Malit të Zi për shkak të gatishmërisë së saj për të mbështetur përpjekjet për të mbyllur objektin e paraburgimit në Guantanamo”, thuhet më tej në deklaratën e Pentagonit, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.


Transferimi i Abdel Malik Abdel Wahab al-Rahabi, i cili në Guantanamo ndodhet që nga janari i vitit 2002 është rekomanduar nga gjashtë departamente dhe agjenci të Qeverisë amerikane.

Raportohet se Rahabi pos që ishte truproje e ish-liderit të al Qaedas ishte edhe kushëri i tij.

Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2001 me një grup prej 31 anëtarësh të Al Qaedas.

Qëkur u hap burgu i Guantanamos pas ndërhyrjes së amerikanëve në Afganistan në fund të vitit 2001, në këtë burg kanë qenë 780 të burgosur.