Në Tiranë, pjesëmarrës të revoltës antikomuniste në burgun e Spaçit si dhe Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë i kërkuan autoriteteve më të larta të shtetit dhe politikës, që të punojnë për kujtesën kombëtare, duke dënuar diktaturën komuniste.
Këtë vit mbushen 50 vjet nga Revolta e Spaçit, ku të burgosurit politikë protestuan me flamurin kombëtar pa yllin komunist.
Por pjesëmarrës të asaj proteste, pohuan se ende sot nuk është kryer distancimi nga diktatura, ndërsa politika dhe administrata nuk kanë parandaluar përfshirjen në to të personave, që i shërbyen regjimit komunist.
Të burgosurit politikë të Spaçit dhe burgjeve të të tjera të regjimit komunist u kërkuan autoriteteve të japin një fond për rehabilitimin e Muzeut të Spaçit, ndërsa në kryeqytet kërkuan të nderohen protagonistët e revoltës antikomuniste në njërin nga burgjet më të egra të diktaturës Pal Zefi, Hajri Pashaj, Dervish Bejko dhe Skënder Daja me shokë.
Pjesëmarrësit e mbetur ende në jetë nga revolta e antikomuniste në burgun e Spaçit u mblodhën sot në Muzeun Kombëtar për të kujtuar vuajtjet e tyre të padrejta për dënimet e motivuara politikisht si kundërshtarë të regjimit.
Ata theksuan se në këto 32 vite pluralizëm politik asnjë herë nuk u bë mjaftueshëm për rehabilitimin e të dënuarve politikë, dënimin dhe distancimin nga ai regjim kriminal, ndërsa njerëz të tij ende janë të pushtetshëm dhe pengojnë de-komunistizimin e shoqërisë.
“Shqiptarët janë të pakët për t’u ndarë në palë të kundërta. Kundrejt nesh është ushtruar gjenocid dhe veprat tona për ta kundërshtuar këtë gjenocid disa grupime janë munduar ta shuajnë duke u dhënë legjitimitet banditëve. Edhe thonë se janë shqiptarë, por ata nuk kanë asnjë pikë gjak shqiptar. Ata përçudnuan kufomat. Ata torturuan njerëzit e lidhur. Pala e munduar dhe e sfilitur prej diktaturës komuniste ka dhënë burra të mëdhenj, që kanë ngritur lart flamurin kombëtar. Sa herë që pushteti merret majtas, ata jo vetëm që nuk nderohen, por shpesh herë duan edhe t’i poshtërojnë”, thotë Demir Pojani, ish i burgosur politik.
Organizator i tubimit ishtë Unioni Mbarëkombëtar për Integrimin e ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë të Shqipërisë.
Drejtuesi i Unonit, Besim Ndregjoni, theksoi se ende pas 50 vjetësh nga ajo revoltë dhe 32 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist, ish të dënuarit politikë të atij regjimi kanë mungesa të mëdha në jetën, shëndetin dhe ekonominë e tyre, dhe se atyre ende u nxirën pengesa me afate dokumentash, me nene bllokuese, ende nuk nderohen dhe nuk u flitet të rinjve për sakrificat e tyre, për burgun e padrejtë dhe punën e detyruar gjysmë shekulli në miniera dhe ndërtime të infrastrukturës.
“Demokracinë e prunë këta burra, që nuk patën frikë nga plumbat dhe hekurat. Këta janë heronjtë e lirisë. Këta janë e vërteta e historisë së krimit komunist. Politika gjatë 32 viteve po përpiqet të shkombëtarizojë kujtesën e krimit komunist dhe të paraqesë si autorë të ndryshimit të sistemit politik xhelatët dhe bijtë e xhelatëve”, tha zoti Ndregjoni.
Spaçi ishte një nga burgjet më të egra të diktaturës, ku të burgosurit politikë, detyroheshin për shumë vite të punonin në minierë për të nxjerrë mineral në kushte çnjerëzore.
Në vitin 1973 atje shpërtheu një revoltë me thirrjet “Poshtë Komunizmi”, “Rroftë Shqipëria e Lirë”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Protuestuesit, edhe pse të burgosur, ngritën flamurin kombëtar pa yllin komunist mbi shqiponjë, të cilën e pikturuan vet ata.
Revolta u shtyp me dhunë të pashembullt nga diktatura, duke pushkatuar 4 prej protestuesve, duke ridënuar 80 të tjerë, pas torturash të rënda gjatë hetuesisë./VOA
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një 50-vjeçare nga Tetova ka paraqitur në polici një mashtrim gjatë blerjes së pronës në Kodër të Diellit
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata “Alwaleed Philanthropies Global” në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre