LAJMI I FUNDIT:

Ish-shefi i Ford, Steven Armstrong i bashkohet Aston Martin-it

Ish-shefi i Ford, Steven Armstrong i bashkohet Aston Martin-it

Ish-shefi i Ford, Steven Armstrong, i është bashkuar Aston Martin-it si këshilltar, dhe Autocar raporton se parashikimet e tyre janë konfirmuar.

Armstrong, i cili vitin e kaluar si 58-vjeçar kishte njoftuar pensionimin nga Ford, me këtë firmë kishte mbajtur pozita të larta në Afrikë, Kinë, Evropë, Indi, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe atë Jugore.

Ai ishte edhe shef i operacioneve në Volvo kur ajo iu kishte shitur Geely-y, tani vetë një aksioner i vogël në Aston Martin.

Pas daljes në pension, Armstrong mori një sërë emërimesh jo-ekzekutive në industri të ndryshme pas daljes në pension dhe ai mendohet se i është bashkuar Aston Martin në një rol konsulence të fokusuar në një fushë specifike të biznesit me kohë të pjesshme, përcjell Telegrafi.

Armstrong – roli i të cilit si konsulent në Aston Martin u konfirmua nga firma – i bashkohet një ekipi të udhëhequr nga ish-shefi i Ferrarit, Amedeo Felisa.

Teksa ai ka mbajtur një profil të ulët, Felisa, 76 vjeçar, thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e moralit dhe krijimin e një plani model afatgjatë për të rikthyer pasurinë e Aston Martin që kur ai iu bashkua firmës në maj të vitit të kaluar.

Kur Aston Martin zëvendësoi Tobias Moers në 2022, raportet e mediave e lidhnin Armstrong-un me rolin e drejtorit ekzekutiv, megjithatë, ishte Felisa ai që e mori rolin. /Telegrafi/