LAJMI I FUNDIT:

Ish-punonjësi komunal në SHBA fiton për të dytën herë nga dy milionë dollarë në lotari

Ish-punonjësi komunal në SHBA fiton për të dytën herë nga dy milionë dollarë në lotari

Një burrë nga shteti amerikan Maryland, për herë të dytë ka fituar në lotari – duke marrë me vete nga dy milionë dollarë.

Fituesi është një ish-punonjës komunal tashmë i pensionuar, duke u bërë “më i pasur për dy milionë dollarë”, transmeton Telegrafi.


Herën e parë kishte fituar para pandemisë së coronavirusit, kurse për të dytën ndodhi gjatë pandemisë.

Duke mos precizuar saktë se kur kishte ndodhur gjatë pandemisë, ai kishte blerë dy tiketa në një pompë të derivateve.

Njërën që e kishte mbushur i solli 100 dollarë, e të dytën xhekpotin – dy milionë dollarë. Ky ishte xhekpoti i tij i dytë në këtë lojë fati.

Pasi kishte fituar për herë të parë xhekpotin, kishte deklaruar se planifikon që paratë t’i shpenzojë në pushime me familjen.

E me të fituar xhekpotin e dytë, ka premtuar se paratë sërish do t’i shpenzojë në pushime dhe renovimin e shtëpisë. /Telegrafi/