LAJMI I FUNDIT:

Ish-punonjësi i CIA-s dënohet me 40 vjet burg, publikoi më së shumti të dhëna sekrete në histori të agjencisë

Ish-punonjësi i CIA-s dënohet me 40 vjet burg, publikoi më së shumti të dhëna sekrete në histori të agjencisë

Një ish-punonjës i CIA-s u dënua me 40 vjet burg pasi nxori më së shumti të dhëna në historinë e agjencisë, njoftoi Zyra e Prokurorit të SHBA-së në Distriktin Jugor të New Yorkut.

Joshua Schulte – i cili u akuzua për dorëzimin e të dhënave të klasifikuara te WikiLeaks në vitin 2016 – u dënua në vitin 2022 për grumbullim dhe transferim të paligjshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe pengim të një hetimi penal dhe procedimit të jurisë së madhe, ndër akuza të tjera. Ai u shpall gjithashtu fajtor në vitin 2023 për marrjen, posedimin dhe transportimin e materialeve pornografike me fëmijë, sipas Zyrës së Prokurorit të SHBA.


Ai kishte punuar si inxhinier kompjuteri në Qendrën për Inteligjencën Kibernetike të CIA-s dhe krijoi mjete kibernetike që mund të merrnin të dhëna nga kompjuterët, raporton cnn.

“Joshua Schulte e tradhtoi vendin e tij duke kryer disa nga krimet më të urryera të spiunazhit në historinë amerikane”, tha në një deklaratë prokurori amerikan Damian Williams. “Ai i shkaktoi dëme të pallogaritshme sigurisë sonë kombëtare në kërkim të hakmarrjes kundër CIA-s”, tha prokurori.

“Kur FBI e kapi atë, Schulte u përpoq t’i shkaktonte edhe më shumë dëm këtij kombi duke bërë atë që ai e përshkroi si një “luftë informacioni” për publikimin e informacioneve tepër sekrete nga burgu”, shtoi Williams. “Dhe gjatë gjithë kohës, Schulte mblodhi mijëra e mijëra video dhe imazhe të fëmijëve për kënaqësinë e tij personale”, deklaroi ai.

Schulte u largua nga CIA në nëntor të vitit 2016. Por, në mars të vitit 2017, WikiLeaks publikoi të dhënat e para “Vault 7”, të cilat i kishte siguruar nga dy programe në të cilat Schulte kishte qasje, tregojnë të dhënat e gjykatës.

WikiLeaks publikoi një njoftim se do të vazhdojë me publikimin e informacioneve, duke thënë se të dhënat ishin siguruar në mënyrë anonime nga një burim që donte të ngrinte disa pyetje, veçanërisht nëse CIA kishte tejkaluar aftësitë e hakerimit dhe kishte tejkaluar autoritetin e saj.

Schulte, i cili gjithashtu dyshohet se gënjeu hetuesit e CIA-s dhe FBI-së për të mbuluar gjurmët e tij, u arrestua në gusht të vitit 2017 me akuza për pornografi të fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Kalo në kategori