LAJMI I FUNDIT:

Ish-punëtorja amerikane e Nike shpjegon se si mund të merrni ‘falas’ një palë atlete të reja

Ish-punëtorja amerikane e Nike shpjegon se si mund të merrni ‘falas’ një palë atlete të reja

Një ish punëtore e Nike ka treguar se si klientët mund t’i marrin një palë atlete të reja ‘falas’ duke përdorur një metodë të thjeshtë. Hayley Darcangelis morri “bakshishin” e mrekullueshëm nga pesë vitet si punëtore e një dyqani Nike në SHBA. Dhe sigurisht se do të jetë një “bakshish” i vyeshëm për fansat e brendit – me kusht që ju t’i plotësoni kushtet.

Ish-punëtorja pretendoi se klientët mund të ndërrojnë çdo palë atlete të vjetër me “defekt” për një palë atlete të reja, nëse ato kthehen brenda periudhës një vjeçare prej kur janë blerë.

Duke e shpjeguar procesin në një video virale në TikTok ajo tha: “Ju mund të ktheni çdo palë atlete brenda një viti përderisa ato kanë pësuar ‘defekt’. Çdo rrudhë ose grisje normale në atlete konsiderohet si defekt”, shkruan The Mirror, përcjell Telegrafi.

Duke vazhduar të xhirojë, ajo i mbanë një palë atlete bardh dhe blu me defekt dhe thotë: “Pra, mund të jetë edhe shenja e Nike, pastaj shenja e Nike vazhdon të hiqet ngadalë”.

“Ose mund të jetë pjesa e përparme e atletes, ose prishja e lidhësave, ose një flluskë ajri. Të gjitha këto konsiderohen si defekt, dhe ajo që t’i do ta bësh është t’i kthesh ato në dyqan si atlete me defekt, do ta japin një kartele, dhe t’i do të mund t’i blesh një palë atlete të reja” thotë tutje ajo.

“Por nuk jam e sigurt se nëse kjo gjë është më pjesë e politikave dhe procedurave të kompanisë, por gjithsesi jam shumë e sigurt se ndoshta ende është”, bëri të ditur Hayley.

Dhe në fakt video arriti që të bëhet virale, duke marrë 172,000 pëlqime dhe mijëra komente të tjera. /Telegrafi/

@hayleydarc #stitch with @maryamazeem_ #WhatILearned #nike #retailtiktok #retailhacks #nike #retailsecrets #justdoit ♬ original sound – Hayley Darcangelis

Në trend Fun

Më shumë
Australiania e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australiania e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Interesante
Kalo në kategori