LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidentit ukrainas, Poroshenkos i ndalohet largimi nga vendi

Ish-presidentit ukrainas, Poroshenkos i ndalohet largimi nga vendi

Nënkryetari i parlamentit ukrainas, Oleksandr Korniyenko, ka konfirmuar se i është anuluar Poroshenkos leja për t’u larguar nga vendi.

Kornyenko tha se ndërsa ligjvënësit u lejuan të udhëtonin për ngjarje politike partiake, ai kishte marrë një letër, të cilën ai nuk mund ta komentonte, e cila bëri që t’ia anulonte lejen për udhëtimin ish-presidentit ukrainas, Petro Poroshenkos.


Mosmarrëveshja vjen mes tensioneve në rritje midis qeverisë dhe opozitës – kryesisht për çështje të brendshme si buxhetet dhe emërimet – ndërsa po vazhdon lufta kundër trupave pushtuese ruse në kontrast me unitetin pothuajse total në fillimin e konfliktit, raporton skynews.

Poroshenko tha se kishte planifikuar të udhëtonte drejt Polonisë, ku do të kontribuonte në negociatat për t’i dhënë fund bllokadës së kamionistëve dhe më pas në Shtetet e Bashkuara për të kërkuar më shumë mbështetje për Ukrainën.

“Ky është një diversion anti-ukrainas”, shkroi në rrjetet sociale Poroshenko.

Zelensky për AP News: Rusia mund t'ua mësyjë edhe vendeve të NATO-s
Lexo po ashtu Zelensky për AP News: Rusia mund t'ua mësyjë edhe vendeve të NATO-s

“Nuk është vetëm pengimi i punës diplomatike të të gjithë ekipit tim, por fatkeqësisht një goditje ndaj aftësive mbrojtëse të Ukrainës”, shtoi ai.

Poroshenko, i cili drejton partinë opozitare të Solidaritetit Evropian, është një kritik i shquar i administratës së presidentit, Volodymyr Zelenskyt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori