LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti Sejdiu: Menduam ta shpallim Pavarësinë me 28 Nëntor të vitit 2007 (Video)

Ish-presidenti Sejdiu: Menduam ta shpallim Pavarësinë me 28 Nëntor të vitit 2007 (Video)

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se alternativë për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës ishte dhe 28 nëntori i vitit 2007.

Sejdiu në një intervistë në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë nuk ishin punët për t’u shpallur Pavarësia me 28 nëntor dhe nevojiteshin edhe disa konsultime shtesë me partnerët ndërkombëtarë”.

“Vizita në Shtetet e Bashkuara në atë kohë ishte shumë domethënëse. Kemi pasur takime edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë dhe Itali, duke kompletuar kështu kompozicionin e ngjarjeve që do të ndodhnin me 17 shkurt”.

Presidenti i parë pas shpalljes së Pavarësisë, thotë se kërkesa për të shpallur pavarësinë me 28 nëntor 2007, ishte më shumë kërkesë e disa institucioneve të kulturës, por ne kishim kujdes nga një reagim i mundshëm i serbëve të veriut.

Duke folur për korrigjimet e mundshme të territorit, Sejdiu ka thënë se mbështet sovranitetin e Kosovës në kufijtë që është njohur nga shtetet e fuqishme.

Sipas tij, iniciativat tjera për Kosovën janë me rrezik për Kosovën.

Për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sejdiu ka thënë se letra e fundit e dërguar për Kosovën nga tre zyrtarë të lartë amerikanë është e pazakonshme, por sipas tij “letra ka qëllime dashamirëse ndaj Kosovës”.

Sejdiu ka thënë se LDK duhet të deklarohet për dialogun, pavarësisht është ose jo pjesë e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori