LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti i Moldavisë arrestohet me dyshimin për korrupsion

Ish-presidenti i Moldavisë arrestohet me dyshimin për korrupsion

Ish-presidenti i Moldavisë, Igor Dodon, u arrestua të martën pas një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe një sërë adresash të tjera private.

Siç bëhet e ditur, 47-vjeçari është udhëheqësi aktual i bllokut kryesor opozitar të Moldavisë, Partia Socialiste pro-Kremlinit, dhe udhëhoqi vendin nga viti 2016 deri në vitin 2020, transmeton Telegrafi.


Sipas gjyqësorit moldav, Dodon është nën hetim për korrupsion të dyshuar, tradhti, pasurim të paligjshëm dhe “financim të paligjshëm të partive”.

Prokurorët thanë në një deklaratë të martën se gjithsej 10 ndërtesa dhe 3 makina u kontrolluan si pjesë e bastisjes dhe ishin sekuestruar “sasi të mëdha” parash dhe sende luksi.

“Gjatë kontrolleve”, thuhet në njoftim, “njëri nga personat ka tentuar të gëlltisë dhe asgjësojë dokumentet e gjetura në shtëpinë e tij, të cilat konfirmonin transaksionet e shitblerjes së pasurive të paluajtshme me vlerë rreth 700 mijë euro”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Evropa
Irani thotë se do të ndryshojë doktrinën bërthamore dhe të ndërtojë bomba nëse ekzistenca e këtij vendi kërcënohet

Irani thotë se do të ndryshojë doktrinën bërthamore dhe të ndërtojë bomba nëse ekzistenca e këtij vendi kërcënohet

Azia
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka humbur 1,300 ushtarë, 11 tanke dhe 35 autoblinda në 24 orët e fundit

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka humbur 1,300 ushtarë, 11 tanke dhe 35 autoblinda në 24 orët e fundit

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori