Ish “njeriu më i fortë në botë”, Eddie Hall, është përfshirë në një përplasje të ashpër jashtë shtëpisë së tij në Newcastle-under-Lyme.

Kjo pas disa persona të panjohur dyshohet se shqetësuan familjen e tij.


Një video që po qarkullon në internet tregon Hall, 37 vjeç, duke bërtitur dhe ndjekur një BMW, duke kërcënuar persona brenda saj.

Sipas tij, qëndruan jashtë shtëpisë për më shumë se 20 minuta dhe bënë zhurmë me boritë e makinës.

Hall ka deklaruar se sjellja e tyre ka frikësuar fëmijët e tij të vegjël dhe se ai humbi durimin kur një prej personave e kërcënoi se do ta godiste.

Ai më pas kërkoi falje që ka shqetësuar një fëmijë që ndodhej në makinë, duke thënë se nuk e kishte parë për shkak të xhamave të zinj.

Edhe bashkëshortja e tij, Alexandra Hall, reagoi pas ngjarjes, duke e quajtur incidentin një formë ngacmimi dhe duke mbrojtur veprimet e burrit të saj si një reagim i një babai që mbron fëmijët e vet. /Telegrafi/