Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj tha se populli nuk e meriton të ndëshkohet për kryeneçësi të liderëve të ‘papjekur’.
Ajo në RTV21 tha se liderët e shteteve anëtare nesër (premte) do të dalin me konkludimet e këshillit dhe sipas saj “ne do ta shohim vetën në pasqyrë se si do të dalim”.
“Unë uroj dhe dëshiroj për shtetin tim që kurrë të mos ketë masa, sepse nuk e meriton populli, nuk e meriton që për kryeneçësi të liderëve të papjekur të ndëshkohet populli”, tha ajo.
Zyrtarë të BE-së kanë paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të shpallin disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak se Prishtina nuk ka ndërmarrë hapa për të shtensionuar situatën në veri.
Ahmetaj për dialogun në Bruksel: Me Mustafën e Thaçin me orë të tëra është negociuar qoftë edhe për një fjalë
Ahmetaj tha se me kryeministri, Albin Kurti nuk ka një dialog të mirëfillt në Bruksel, ndërsa theksoi se paraardhësit e tij kanë dialoguar me orë të tëra qoftë edhe për një fjalë dhe gjithmonë në koordinim me parterët ndërkombëtarët.
“Me orë të tëra kemi qëndruar të mbyllur deri në 17 orë kur edhe janë arrit edhe ato marrëveshje, pavarësisht kritikave ne kemi arritur të mbajmë zgjedhje në veri, pjesëmarrjen e zgjedhjeve, vendosjen e dy pikave doganore në veri…Mbaj mend me saktësi diskutimet e gjata dhe debatet në detale, ka pasur momente me orë të tëra bashkë me kryenegociatoren, Tahiri, po ashtu me kryeministrin Mustafa apo edhe presidentin Thaçi që për orë të tëra është negocuar për ndonjë fjalë apo fjali për çështje të caktuara me qëllimin e vetëm që të mos na bëhet ndonjë anashkalim apo të na rrëshqet ndonjë gabim dhe të gjitha këto janë bërë në harmonizim të plotë me SHBA-të dhe Shtetet anëtarë të cilat jo pak kanë qenë përkrahëse në Bashkimin Evropian”, tha Ahmetaj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?