LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministrja britanike: Më thanë se kolegëve u është dukur e papërshtatshme që një myslimane të jetë në këtë pozitë

Ish-ministrja britanike: Më thanë se kolegëve u është dukur e papërshtatshme që një myslimane të jetë në këtë pozitë

Ish-ministrja e Transportit në Britani të Madhe, Nusrat Ghani, pretendon se një koleg i partisë i kishte thënë se personave të caktuar (deputetë) u është duke e papërshtatshme se një ministre është myslimane.

Ghani që aktualisht është pjesë e partisë Konservatore që është në pushtet, në vitin 2020 ishte shkarkuar nga posti i ministres së Transportit, transmeton Telegrafi.


Sipas saj, një prej kolegëve gjithashtu deputet, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar, i kishte thënë se ekziston çështja e “myslimanizmit”.

Asaj më konkretisht i është thënë se një numri të caktuar të deputetëve një gjë e tillë u është dukur e papërshtatshme – pra që një ministre është myslimane.

Përveç kësaj, kolegu i kishte thënë se nuk është mjaftueshëm besnike në parti, pasi nuk po bën mjaftueshëm për ta mbrojtur partinë sa i përket akuzave për islamofobi.

Në anën tjetër, Mark Spencer nga partia Konservatore, ka hedhur poshtë këto pretendime.

“Këto akuza janë plotësisht të pasakta dhe i konsiderojë si të pavërteta. Kurrë nuk kam përdorur fjalë të tillë. Është shqetësuese që kjo çështje është ngritur para se Ghani të refuzonte të fillonin hetimet zyrtare në parti”, shtoi Spencer.

Siç raporton Sky News, Ghani kishte refuzuar të kërkoj hetime zyrtare brenda partisë lidhur me pretendimet e saj. Më herët Sunday Times ka raportuar se ato fjalë ajo i kishte pranuar si një “goditje në bark”, duke pranuar se është ndjerë e poshtëruar dhe pa kurrfarë ndihme.

Madje ajo pretendonte se ishte paralajmëruar se nëse një gjë të tillë e ngrit si çështje, kjo do të nënkuptonte që karriera dhe reputacioni i saj do të shkatërrohej.

Tani po shqyrton mundësinë të jep dorëheqja nga posti i deputetes, duke theksuar se besimi i saj ka humbur në partinë Konservatore. Deputetë të caktuar i kanë dhënë përkrahje, në mesin e të cilëve është edhe kreu i partisë opozitare – asaj Laburiste, Keir Starmer. Madje ai është shprehur i shokuar me atë çfarë ka lexuar në media.

Ghani është e lindur në Kashmir. Nga një familje pakistaneze u rrit në Birmingham. Para se të merrej me politikë, punonte në një bankë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori