LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri Rikalo dënohet me tri vjet burgim e ish-sekretari Halimi me 2 vjet e 6 muaj, të tjerët lirohen nga akuza

Ish-ministri Rikalo dënohet me tri vjet burgim e ish-sekretari Halimi me 2 vjet e 6 muaj, të tjerët lirohen nga akuza

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish-ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Nenad Rikalo, si dhe e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit të gjykatës të enjten, fajtor është shpallur edhe ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Kapllan Halimi. I njëjti është dënuar me burgim prej 2 vjet e 6 muaj.


Ndërsa, gjashtë zyrtarët e tjerë Shefki Zeqiri, Ekrem Gjoka, Shkelzen Morina, Leon Thaçi, Lindar Krasniqi dhe Albana Zeqiri, janë liruar nga akuza.

Gjykimi ndaj ish-ministrit Rikalo dhe të tjerët, eksperti thotë se ridestinimi i mjeteve kishte shkaktuar dëm mbi 3 milionë euro
Lexo po ashtu Gjykimi ndaj ish-ministrit Rikalo dhe të tjerët, eksperti thotë se ridestinimi i mjeteve kishte shkaktuar dëm mbi 3 milionë euro

Ish-ministrit Rikalo dhe ish-sekretarit Halimi u është shqiptuar edhe dënim plotësues, duke iu ndaluar ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim të shqiptuar si në këtë aktgjykim.

“Detyrohen të akuzuarit që t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale edhe atë: për ekspertizën financiare në mënyrë solidare shumën prej 2000 (dymijë) €uro, për shpenzimet e paushallit gjyqësor secili veç e veç në shumën prej 500 (pesëqind ) €uro, si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave  të krimit secili veç e veç shumën prej 100 (njëqind) €uro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi”, thuhet në komunikatën për media.

E dëmtuara Avokatura Shtetërore e Kosovës pranë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

“Të akuzuarit SH.Z, E.Gj, SH.M, L.TH, L.K dhe A.Z janë liruar nga akuza për shkak se nga dëgjimi i dëshmitarëve, ekspertit dhe provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtëtuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje nga neni 422 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur tutje.

E dëmtuara Avokatura Shtetërorë e Kosovës pranë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori