LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri i Mjedisit flet para gjykatës: Nuk i njoh pronarët e inceneratorëve, çfarë fshehu prokurori

Ish-ministri i Mjedisit flet para gjykatës: Nuk i njoh pronarët e inceneratorëve, çfarë fshehu prokurori

Ish-ministri i Mjedisit në Shqipëri, Lefter Koka ka folur përpara Gjykatës së Posaçme GJKKO lidhur me akuzat për impiantin e plehrave në Elbasan, i njohur si inceneratori.

Në fjalën e tij ai ka thënë se një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë, ndërsa shtoi se i gjithë procesi është i manipuluar.

Më tej ai theksoi se nuk i njeh pronarët e inceneratorëve duke thënë se këto të fundit kanë ardhur nga bota e biznesit.


Koka ka hedhur akuza ndaj prokurorit duke thënë se Prokurori 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë e tij.

“Një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë. Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin. Bëmë punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri. Është kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time. Akuza e prokurorisë është idiote. Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen.

Po kthehemi 45 vite para në proçeset e stisura të sistemit komunist. Është një alarm jo vetëm për mua por për të gjithë shoqërine. Ky proçes është i manipuluar fund e krye, besoj se e vërteta do të triumfoj. Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit”, shtoi Koka.

“Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionojë dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë. Intriga e këtij proçesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë. Akuza pësoi mutacione për ti qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt”, tha ai.

Në seanca Koka ka akuzuar dhe ish-presidentin Ilir Meta: “Kjo është situate nga presidenti me fallxhoren e tij, i cili duke ndenjur mejhaneve thoshte do ta fus ne burg”, shtoi Koka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori