LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri malazez nuk i kishte ekstraduar të dyshuarit për krime lufte, Haxhiu: Kemi komunikim me ministrin e ri, optimiste për bashkëpunim të mirë

Ish-ministri malazez nuk i kishte ekstraduar të dyshuarit për krime lufte, Haxhiu: Kemi komunikim me ministrin e ri, optimiste për bashkëpunim të mirë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur lidhur me raportet me Malin e Zi, pasi muaj më parë ish ministri malazez i Drejtësisë, serbi Marko Kovaq nuk kishte ekstraduar dy të dyshuar për krimet lufte në Kosovë përkundër që Gjykata malazeze kishte vendosur që të njëjtit duhet tu dorëzohen autoriteteve të Kosovës.

E lidhur me këtë, ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Haxhiu tha se refuzimi i tillë ishte i padrejtë, ndërkaq tha se tani kanë vendosur komunikim me ministrin e ri të Drejtësisë së Malit të Zi dhe është optimiste për bashkëpunim të mirë sikur më parë, para se të vinte në krye të këtij dikasteri në Mal të Zi ministri pro-serb.


Mali i Zi nuk lejoi ekstradimin e serbëve të akuzuar për krime lufte në Kosovë – avokati Jashari e quan amnisti për kriminelët
Lexo po ashtu Mali i Zi nuk lejoi ekstradimin e serbëve të akuzuar për krime lufte në Kosovë – avokati Jashari e quan amnisti për kriminelët

“Refuzimet për të ekstraduar personat e dyshuar për krime lufte në Kosovë nga ish ministri i Malit të Zi kanë qenë të padrejta, sidomos në rrethanat kur gjykata kishte lejuar ekstradimin dhe ministri për shkaqe politike dhe mos të them për arsye tjera dhe në kundërshtim me legjislacionin kishte refuzuar ekstradimin.

Tani kemi vendosur komunikim me ministrin e ri të Drejtësisë së Malit të zi dhe jam optimiste që bashkëpunimi i mirë që kemi pasur do të vazhdojë…

Të gjitha kërkesat që i kemi për ekstradim ne do t’i adresojmë sërish….

Jam optimiste për bashkëpunimin  e mirë. Presim që t’i finalizojmë marrëveshjet për bashkëpunim që na kanë mbetur dhe vizitën e ministrit të Malit të Zi…”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Ndryshe, Policia malazeze në fund të muajit shtator kishte arrestuar Momqillo Vukotiq dhe Zhika Vuksanoviq, pasi që për të njëjtit kishte një fletarrest ndërkombëtar nën dyshimin e kryerjes së krimeve të luftës në Kosovë.

Vukotiq dhe Vuksanoviq kishin qëndruar në paraburgim, duke pritur ekstradimin tek organet e drejtësisë kosovare.

Gjykata malazeze kishte vendosur që të njëjtit duhet tu dorëzohen autoriteteve të Kosovës, por kundër vendimit të gjykatës kishte dal ministri i drejtësisë malazeze Marko Kovaq. Ky i fundit këtë vendim e kishte marr një javë para se t’i përfundonte mandati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori