Procesi gjyqësor nën akuzat për krime lufte kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e kuqe”, ka vazhduar me shqyrtimin e ankesave në Gjykatën e Apelit.
Kjo është hera e dytë që rasti trajtohet në Gjykatën e Apelit.
Në vitin 2019, Remzi Shala ishte dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata e Prizrenit, kurse Gjykata e Apelit përmes një vendimi e kishte zbutur dënimin në 10 vjet burgim.
Pas kësaj, Gjykata Supreme ka anuluar këto dy aktgjykime, duke e kthyer rastin në pikën zero.
Në rigjykim, Remzi Shala më 27 qershor 2023 nga Gjykata e Prizrenit u dënua me 9 vjet e gjashtë muaj burg për përfshirjen e tij në privimin nga liria të Haxhi Përteshit në vitin 1998.
Aktakuza thoshte se Shala në qershor të vitit 1998 bashkë me disa persona të tjerë – pjesëtarë të UÇK-së, kishin shkuar në shtëpinë e Haxhi Përteshit, duke dyshuar se ai bashkëpunonte me forcat serbe. Ata e morën Përteshin dhe e mbajtën të mbyllur në një vend të paidentifikuar. Më 1 korrik të atij viti, trupi i pajetë i Përteshit u gjet në afërsi të rrugës pranë qendrës së fshatit Duhël.
Kolegji i Apelit në këtë rast përbëhet nga Kreshnik Radoniqi – kryetar, Afërdita Bytyqi – gjyqtare referuese dhe Ferit Osmani.
Në këtë rast Prokuroria ka parashtruar ankesë ndaj vendimit lidhur me sanksionin penal por që në seancë nuk prezantoi prokurori i Prokurorisë së Apelit, përkundër ftesës së rregullt nga Gjykata.
Përmes ankesës, Prokuroria ka kërkuar që të ashpërsohet dënimi ndaj të akuzuarit ose të anulohet aktgjykimi i shkallës së parë dhe çështja të kthehet në rigjykim.
Ankesë kanë ushtruar edhe mbrojtësi i të akuzuarit Remzi Shala, avokati Blerim Mazreku, në të gjitha bazat ankimore, si dhe të dëmtuarit, Zenel Përteshi me avokatin mbrojtës Asdren Hoxha lidhur me vendimin mbi sanksionin penal.
Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Asdren Hoxha, para kolegjit të Apelit kërkoi që të ashpërsohet dënimi për të akuzuarin Shala sepse, sipas tij, dënimi është i butë në raport me pasojat e shkaktuara.
“Gjendja faktike është e drejtë por dënimi i butë për pasojat dhe dëmin e pariparueshëm… Viktima është mbytur në mënyrën më mizore të mundshme dhe është hedhur si kafshë në rrugë’’, shtoi tutje avokati Hoxha.
Ndërsa avokati mbrojtës i të akuzuarit Remzi Shala, Blerim Mazreku, ankesën e shtjelloi në të gjitha bazat ankimore.
Ai gjithashtu pretendoi se Prokuroria Speciale ka ndërmarrë dy herë përpjekje për të ndryshuar aktakuzën duke shtuar fjalën “e kanë marrë peng”, sipas tij, duke e përpiluar një dispozitiv kontradiktor mes vete, nga termi ‘’privim i kundërligjshëm nga liria’’ dhe “marrja peng’’, e që sipas tij, është konstatuar dy herë në mënyra të ndryshme nga gjykata.
Edhe i akuzuari Remzi Shala u deklarua i pafajshëm në seancën e Apelit. ”Jam i pafajshëm, sen s’kam ba”, tha ai.
Sipas aktakuzës të datës 19 tetor 2016, të ngritur nga prokurori Haki Gecaj, Remzi Shala akuzohet se në qershor të vitit 1998 bashkë me disa persona të tjerë – pjesëtarë të UÇK-së, për shkak të dyshimeve se bashkëpunonte me forcat serbe kanë shkuar te shtëpia e tij dhe e kanë privuar nga liria Haxhi Përteshin.
Në aktakuzë përshkruhet se te dyert e oborrit e kanë thirrur emrin e tij dhe pasi dëshmitari Agron Përteshi, djali i viktimës, i përgjigjet thirrjes dhe i fton të hynë, të njëjtit kanë hyrë në oborrin e shtëpisë ku i pandehuri i cili u printe dhe ishte i vetmi pa maskë në fytyrë ka kërkuar të takohet me viktimën Haxhi Përteshi i cili ishte brenda në shtëpi.
Tutje, në aktakuzë thuhet se pas njoftimit nga Agron Përteshi, Haxhi Përteshi del në oborr dhe i pandehuri e pyet: “A je ti Haxhia?”. Pas përgjigjes: “Po, unë jam” e pas një bisede të shkurtë, i pandehuri kërkon nga ai që të shkojë me ta se: “dëshirojmë me pasë një bisedë më të gjatë me ju”. Kur i dëmtuari i thotë: “Po, vetëm t’i marr cigaret” i pandehuri i thotë: “Hajde se i kemi të gjitha”.
Sipas Prokurorisë, pasi kanë dalë nga dyert e oborrit, të dëmtuarin e kanë kapur nga duart duke vazhduar në këmbë në drejtim të Lagjes së Qatanëve dhe pas disa çastesh i dëmtuari Agron Përteshi i sheh dritat e automjetit që nga Lagjja e Qatanëve kanë lëvizur në Grajçevc.
“Pas mbajtjes disa ditë të mbyllur në vend të paidentifikuar me datën 1 korrik 1998 trupi i pajetë i Haxhi Përteshit është gjetur në afërsi të rrugës afër qendrës së fshatit Duhël” – thuhet në dispozitivin e aktakuzës së Prokurorisë Speciale.
Me këtë Remzi Shala akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale – krime lufte kundër popullatës civile. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por në Qeveri mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”
Voziti me fëmijë në prehër – policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Bytyqi: Një vit e gjysmë punuam në planin e rritjes, të ndërmarrim të gjitha proceset reformuese
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City