LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryetari i Zveçanit: Do t’iu përgjigjemi të gjithëve

Ish-kryetari i Zveçanit: Do t’iu përgjigjemi të gjithëve

Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq gjatë tubimit të sotëm në veri të Mitrovicës, ka kërcënuar se serbët do të përgjigjen nëse, siç e quajti ai, “zullumi” ndaj popullatës serbe në veri do të vazhdojë.

Milloviq nuk ka precizuar se në çfarë forme do të ndodhë kjo përgjigje.


“Ne serbët nga veriu i Kosovës kemi një porosi, se nëse vazhdon ‘zullumi’ ndaj popullit tonë, do të detyrohemi t’i përgjigjemi të gjithë atyre të cilët na duan të keqen”, ka thënë Milloviq.

Me pankarta në duar serbët në Graçanicë e në veri të Mitrovicës në "Marshin për Vidovdanin"
Lexo po ashtu Me pankarta në duar serbët në Graçanicë e në veri të Mitrovicës në "Marshin për Vidovdanin"

Në tubimin e sotëm në veri të Mitrovicës, ku morën pjesë edhe krerët e Listës Serbe, u dëgjuan këngë dhe u panë flamuj serb. /KP/