LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së tregon përmbajten e letrës që ia kishte shkruar Ibrahim Rugovës

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së tregon përmbajten e letrës që ia kishte shkruar Ibrahim Rugovës

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna ka folur për takimet që ka pasur me Ibrahim Rugovën dhe oferta për luftë të hapur me Serbinë.

Dobruna, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Ibrahim Rugovës i ka shkruar një letër në atë kohë.


“Ibrahim Rugovës i kam shkruar se ka tradhtuar veprën e vet. Na ke treguar në kopertinë që Pjetër Bogdani ka qenë me pushkë e me pendë. Me pendë në rregull, po pushka ku mbeti? Asgjë më shumë nuk i kam thënë. Letrën ia kam shkruar para luftës”.

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregon edhe për një takim që ka pasur me Ibrahim Rugovën në shtëpinë e këtij të fundit në Lakrishte, përcjell Telegrafi.

“I kam marrë lapsin edhe i kam shkruar: Jemi duke i përgatitur një palë rroba rezervë demokracisë në Kosovë. Cili është mendimi yt?”.

“Mirë. Kujdes të lutëm”, më ka shënuar Rugova.

Dobruna thotë se ma kaq e ka lënë pasi e ka ditur që është i përgjuar nga shërbime të ndryshme.

“Ka përfunduar me aq. Unë e kam rrugën time, ti merre rrugën tënde”, më ka thënë në fund Rugova.

Dobruna thotë se më këtë e ka kuptuar se Rugova mendon se rruga e tij është më e mirë dhe se ai bashkë me të tjerët ka vazhduar rrugën e luftës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori