Ish-Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, pas përfundimit të mandatit, nga gushti i vitit 2014 deri në maj të vitit 2023, ka përfituar mbi 163 mijë euro pagë neto.
Këshilli Prokurorial i Kosovës, në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, bën të ditur se ish-Kryeprokurori i Shtetit, Kabashi, në periudhën gusht-2014 deri në maj 2023, ka shpenzuar 16 mijë e 800 euro derivate, si dhe 9 mijë e 600 euro shpenzime telefonike.
Veç kësaj, ai ka të angazhuar edhe dy punëtorë si staf mbështetës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Valbona Arifi, asistente administrative e ish-Kryeprokurorit Kabashi, nga nëntori i vitit 2014 deri në maj të 2023-ës, ka përfituar pagë neto afër 37 mijë euro.
Ndërsa, vozitësi i tij, Arben Begu për të njëjtën periudhë, ka përfituar afër 34 mijë euro pagë neto, ka bërë të ditur KPK-ja.
Në anën tjetër, Ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, deri më tani nuk i ka gëzuar të drejtat dhe beneficionet, që i takojnë me ligj ngase është vendosur në detyrën e prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
“Betimi për Drejtësi”, më 13 maj 2023, ka transmetuar hulumtimin “Privilegjet e ish-zyrtarëve të lartë”, dhe përkundër insistimeve të vazhdueshme, nuk kishte siguruar të dhëna për përfitimet e Ish-Kryeprokurorëve të Shtetit.
Për këtë, Instituti i Kosovës për Drejtësi/Betimi për Drejtësi, më 19 maj 2023, ka paraqitur ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP), ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës, për mosofrimin e këtyre të dhënave.
Për këtë, AIP më 6 qershor 2023, thotë se i ka dërguar KPK-së një shkresë njoftuese, për të na ofruar këto të dhëna.
“Ofrimi i qasjes së kërkuar përmes përgjigjeve është reflektim ndaj veprimeve të ndërmarra nga AIP ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës”, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, Jeton Arifi, drejtori i Departamentit për Qasje në Dokumente Publike në AIP.
Ndryshe, në hulumtimin “Privilegjet e ish-zyrtarëve të lartë” tregohet se si mjaftojnë 6 muaj punë në krye të pozitave udhëheqëse të shtetit, për të siguruar gjithë jetën pagë të majme e përfitime tjera.
E kjo mundësohet falë Ligjit për Përfitimet e ish-Zyrtarëve të Lartë dhe Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës.
Ndryshe, sipas Ligjit për përfitimet e ish-zyrtarëve të lartë, këto përfitime që i ofron ligji, ish-funksionarit të lartë nuk i takojnë nëse gjatë ushtrimit të funksionit ai ose ajo shpallen fajtorë me vendim të formës së prerë të gjykatës për vepër penale të dënueshme me burgim mbi gjashtë muaj.
Gjithashtu, një përfitim i tillë nuk paguhet, nëse ish-Zyrtari i Lartë ushtron ndonjë funksion për të cilin paguhet nga buxheti i Kosovës dhe për të cilin është përcaktuar një pagë e barabartë ose më e lartë se paga që ka marrë gjatë ushtrimit të funksionit në krye të institucionit përgjegjës.
Në rast se ish-zyrtari i lartë vdes, atëherë nga ky ligj përfiton e veja ose i veu dhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare dhe kanë të drejtë të marrin një përfitim monetar në një vlerë vjetore prej 60 %.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës