LAJMI I FUNDIT:

Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi rezulton pozitiv me COVID-19

Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi rezulton pozitiv me COVID-19

Sipërmarrësi dhe politikani i vjetër është asimptomatik nga sëmundja dhe është vetëizoluar në shtëpi.

Lajmi u konfirmua nga mjeku i tij personal Alberto Zangrillo në Milano.


“Berlusconi ka rezultuar pozitiv me sëmundjen, pas një qëndrimi kohët e fundit në Sardinia.”

Natyrisht që ka shqetësime të shtuara për dikë si Berlusconi, i cili mbush 84 vjeç këtë muaj dhe rrjedhimisht përfshihet në kategorinë e rrezikut më të lartë nga sëmundja.

Rastet e koronavirusit janë shtuar së fundmi mes vizitorëve në ishullin turistik të Sardinia.

Në muajt e dimrit kur virusi ishte në kulmin e tij, ishulli kishte pasur relativisht pak raste.

Berlusconi ka qenë presidenti i skuadrës së Milan për më shumë se 30 vjet ndërsa tani drejton skuadrën e Monza, e cila sapo u ngrit në kategorinë e dytë italiane Serie B. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori